Një aksident me përfshirjen e dy autobisëve të transportit publik ka ndodhur në Tiranës mëngjesin e kësaj të marte.
Ngjarja është regjistruar pranë komisariatit numër 4 ndërsa mësohet se urbani i linjës Kombinat-Kinostudio është përplasur nga një urban i një linje tjetër.
Sipas dëshmitarit, i cili ka dërguar edhe fotot në redaksinë e JOQ ALBANIA, thuhet se urbani i linjës tjetër ka qenë pa frena, e për pasojë ka goditur autobusin e Kombinatit.
Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por shihet që nga përplasja urbani ka hipur në bordurën ndarëse të rrugës.

/DRONI.al/





