Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish lidhur me koronavirusin duke u kthyer ne keshilluesin me te madh, aq sa u ka zene vendin dhe mjekeve qe jane eskperte lidhur me kete situate.
“Mos rendin për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska. Maska nuk mbrojnë personat nga prekja. Maskat janë të dobishme për personelin mjekësor, për të prekurit dhe për ata që u shërbejnë të prekurve. Për të tjerët nuk kanë asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë. Gjithë histeria për të blerë maska apo që ka maskuar gjithë botë është harxhimi i kot i parave dhe mbushje e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska”,-shprehet Rama.
Kontrollet tha kryeministri janë rritur në pikat kufitare ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të mos alarmohen nga informacionet e rreme nëpër media.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/