Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zëri i Amerikës për Henri Çilin: Kush e implikoi në krim botuesin e njohur?

28/02/2020
Andrea  Stefani i kërkon 100 milionë  lek Henri Çilit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në Shqipëri botuesi i njohur Henri Çili, pronar i Universitetit Europian të Tiranës, një prej institucioneve arsimore më të mëdha në vend, u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko.

I pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 18 vite burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Çili duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë.

Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave.

Sipas dosjes hetimore Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një ‘zyrtari të lartë të Drejtësisë’ të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.

Në pranga mësohet se ka përfunduar dhe noterja e cila ka bërë aktet e dhurimit, biznesmeni nga Shkodra Sait Fishta, i cili dyshohet të ketë ofruar apartamentet e dhuruara, për shkak të miqësisë me babain e vëllezërve të dënuar, si dhe një avokat, drejtor juridik pranë Universitetit europian të Tiranës.

Ndaj Çilit, sipas një komunikate të policisë, rëndojnë dyshimet për një sërë veprash penale: ‘Fshehja e të ardhurave’, ‘ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Mashtrimit’, ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Falsifikimi dokumenteve’ në bashkëpunim.

Vetë Çili duket se është përfshirë në hetime, si pasojë e vëllait të bashkëjetueses së tij, duke qenë se procedimi penal i regjistruar nga Prokuroria e Përmetit kishte nisur pas një episodi transporti lëndësh narkotike nga Shqipëria në Greqi.

Dhe pjesa më e madhe e 28 të arrestuarve nga ky operacion janë të akuzuar pikërisht për ‘prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike’.

/Zëri i Amerikës

Tags: arrestimicilidetajeZeri i AMERIKES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.