Autoriteti Portual i Durrësit njofton se dy tragetet e linjës Durrës-Bari, të cilët nuk mundën të lundronin natën e kaluar drejt destinacionit për shkak të erës së fortë me shpejtësi deri në 20 m/sek, u nisën sot rreth orës 07:30 në mëngjes nga porti i Durrësit.
Era e fuqishme gjatë natës së kaluar, vonoi për rreth katër orë edhe tragetin “AF Claudia”, i cili u nis drejt Ankonës pas një incidenti brenda basenit portual.
Ndërkohë, dy tragetet e nisur nga Bari mbrëmjen e kaluar, kanë mbërritur në Portin e Durrësit orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.
Aktualisht në portin e Durrësit po përpunohen 5 anije, një pjesë e të cilave vazhdojnë të shkarkohen megjithë reshjet, që bien herë pas here
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/