Meta: Në 2 mars socialistët do jenë të parët në shesh

Meta: Në 2 mars socialistët do jenë të parët në shesh

88
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ishte I ftuar sonte në emisionin ‘5 pyetje për Babaramon’ ndërsa ka komentuar edhe protestën e paralajmëruar më 2 mars

Gazetari: Çfarë duhet të bëjë populli?

Presidenti Meta: Populli në radhë të parë, me pjesëmarrjen. Pastaj të tjerat do t’i komunikojmë në miting. Në manifestim. Kjo është fjala më e mirë.

Gazetari: Dakord. Ju e thirrët popullin, mirëpo populli opozitar, ose më saktë drejtuesit e popullit opozitar hezituan t’i përgjigjeshin thirrjes suaj. Në mos gabohem ju deklaratën e keni bërë…?

Presidenti Meta: Unë nuk kam pasur asnjë preferencë.

Gazetari: …në datën, domethënë pesë ditë më pas, pasi ju thirrët zotin Basha, që tha se mbështesin thirrjen e Presidentit, ndërkohë që populli opozitar priste tekstin pas pesë minutash, jo pas pesë ditësh? Si e shpjegoni këtë?

Presidenti Meta: Unë i kam thirrur të dyja palët, për mirëkuptim, në mënyrë të vazhdueshme, edhe për rastin konkret. Unë i kam konsumuar të gjitha veprimet e mia me parlamentin apo me mazhorancën. Ua kam bërë të qartë: Zotërinj, mos bëni këto lojëra! Hajdeni të bashkëpunojmë, të mos përplasemi, sepse ju nukmund të rrëmbeni në këtë mënyrë Gjykatën Kushtetuese, nëmënyrë antikushtetuesese. Ju bëni detyrat tuaja sipas ligjit, sipas Kushtetutës! Ato përgjegjësi që ia janë caktuar parlamentit. Unë bëj të miat si President. Të bashkëpunojmë në respekt të Kushtetutës!

Ia kam bërë edhe mazhorancës të gjitha kërkesat e mia dhe sqarimet, por edhe paralajmërimet se po shkoni shumë larg se sa mendoni edheju vetë. Por çfarë të bëjmë tani?! Ata kanë hyrë në një skenar pengmarrjeje dhe nukjanë të lirë në veprimet e tyre dhe nuk janë sovranë për të marrë vendime që ushërbejnë vendit, që u shërbejnë qytetarëve shqiptarë, që i shërbejnë edhe interesit publik.

Ata nguten, kanë një panik të madh. Është çështja e tyre. Por edhe shqiptarët duhet të nguten, duhet të reagojnë dhe duhet ta kuptojnë të gjithë se me vullnetin e sovranit askush nuk duhet të luajë, që nga Presidenti i Republikës.

Thirra opozitën, sepse ishin disa fakte. Përse ta thërrisja Edi Ramën?! Ta thërrisja për veprat kriminale të Etilda Gjonajt që ai i dinte se është e qartë që fakti se ajo ajo nuk jep dorëheqjen dhe fakti se ai nukkërkon shkarkimin e saj, është e qartë se ajo e ka bërë me porosi dhe me mbrojtje politike. Për çfarë ta thërrisja?! Ai i dinte këto gjëra. Jam i sigurt se kryetari i opozitës nuk i dinte këto gjëra. Dhe përfaqësues të tjerë të opozitës nuk i dinin këto gjëra. Kështu që Presidenti i Republikës ua sqaroi edhe atyre këtë veprimtari kriminale, që bashkëngjitur edhe me skenarin e fundit të provokimit për të kaluar ligjin antikushtetues për rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese, për të pasur Gjykatë Kushtetuese me gjyqtarë të standardit Dvorani, Arta dhe Etilda se çfarë pasojash mund të ketë kjo për të gjithë Shqipërinë dhe për vetë opozitën, e cila duhet të jetë mbrojtësja e parë e demokracisë dhe e të drejtave të çdo qytetari shqiptari që i cenohen.

Por unë nuk kam përjashtuar njeri dhe nuk kam bërë thirrje që të vinë disa parti kundër disa të tjerave. Unë mendoj se socialistëve u takon të parëve të vinë në Bulevard. Përse u takon socialistëve? Sepse ata kanë pasur kontributin kryesor me tolerancën dhe përgjegjshmërinë që kanë treguar në 1998-n për ta bërë Shqipërinë me një kushtetutë mjaft demokratike. Ata kanë përgjegjësinë në 2008-n që nuk e kuptuan skenarin e organizatës ndërkombëtare atëhere për ndryshimet që u bënë, për të ardhur demokracia në këtë situatë që jemi sot. Dhe ata janë më të përjashtuar se kushdo tjetër nga qeverisja, nga llogaridhënia. Kështu që jam i sigurt se ata do të vinë për të shpëtuar dinjitetin e tyre.

Presidenti Ilir Meta u shpreh se në datë 2 mars do të zbresë në fushën e betejës, prandaj fton qytetarët që t’i bashkohen në shesh kundër qeverisë. Por i pyetur se cfarë do të ndodhë nëse populli e refuzon thirrjen e tij, Ilir Meta dha këtë përgjigje “Qytetarët duhet të tregojnë vullnetin e tyre.

Presidenti do të tregojë vullnetin e tij. Presidenti po del në fushën e betejës për t’i bërë paralajmërimin e fundit grupit puçist. Populli shqiptar, në qoftë se është mirë dhe mendon se Presidenti nuk është rregull, le të vazhdojë të rrijë në shtëpi, të durojë çdo ditë thundrën e një pushteti shtypës. Edhe më të larta do t’i ketë taksat. Edhe më të shumta do të jenë padrejtësitë.

Do të vdesin njerëzit, do të vrasin veten për 12 mijë lekë si ai tjetri apo të tjerët që nuk kanë paguar energjinë për aq apo për kaq muaj. Apo tërë njerëz që dënohen për gjëra fare të vogla, por që duhet të dënohen në bazë të ligjit apo ministren me etikë të Drejtësisë se si flet për sukseset e reformës, ndërkohë që është në krye të një bande që falsifikon dhe bën shumë vepra penale për të rrëmbyer me vetëdije të plotë, se ia kërkon partia, Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Ia rrëmben këtë kryetarit të shtetit, të cilit Kushtetuta ia ka dhënë në mënyrë të qartë atij dhe vetëm atij” tha ai ndër të tjera.

Presidenti Ilir Meta sonte në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv sulmoi ish-ambasadorët e SHBA dhe BE-së që kanë qenë në Shqipëri kur u miratuan ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi në korrik të 2016, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Kur u pyet nëse pret zgjidhje të krizës aktuale politike nga ndërkombëtarët, ai tha se nuk ‘pres zgjidhje nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension’. Në fakt Donald Lu pas përfundimit të mandatit në Shqipëri u emërua ambasador në Kirgistan.

Për zgjidhjen e krizës, unë nuk pres zgjidhje nga ndërkombëtarët, zgjidhjet janë në Kushtetutë po të donin. Për atë Kushtetutë që votuam me 140 vota ne na u puthën në buzë dy ambasadorët më të rëndësishëm nga gëzimi i madh, që bëmë me konsensus. Ashtu sikur për fat të keq bekuan kapjen e prokurorisë me 69 vota në kundërshtim të hapur me përcaktimin me 84 vota. Unë nuk e pres zgjidhjen nga diplomatë që sot janë në Shqipëri dhe nesër ikin në Taxhikistan, Afganistan apo dalin në pension. Unë zgjidhjen e pres vetëm te respektimi i Kushtetutës. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona të përditshme. Prandaj unë kam thirrur popullin dhe duhet të thotë fjalën e tij dhe unë kam besim se do ta thotë. Në radhë të parë me pjesëmarrjen, prandaj të tjerat do i komunikojmë në miting…manifestim, kjo është fjala më e mira. Shqiptarët duhet të nguten” tha ai.

I pyetur nëse janë trembur apo shantazhuar nga zyrtari i lartë i DASH, Palmer që i telefonoi ai u përgjigj “Ju nuk jeni këtu për të bërë shaka, unë kam respekt për të gjithë partnerët dhe kam folur seriozisht me ata për të gjitha këto shqetësime, se cfarë bëjnë ata është përgjegjësi e tyre, koha më ka dhënë mua gjithmonë të drejtë. Se cfarë ka bërë opozita është cështje e opozitës dhe jo e imja” tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY