SPAK, 7 raste sekuestrimi te pasurive dy ditet e fundit

SPAK, 7 raste sekuestrimi te pasurive dy ditet e fundit

133
0
Shares

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka hequr sekuestron një banese njëkatëshe në Shkodër pasi u vlerësua se OFL e kishte sekuestruar në kundërshtim me Aktin Normativ.

‘Prokuroria e Posaçme, nga data 21.02.2020 deri me datën 24.02.2020 ka dërguar aktet për 7 (shtatë) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme:

1. Ndërtesë katër kate me pishinë, e ndodhur në Shkodër.

2. Automjeti, marka “Jeep”, vit i prodhimit 2008.

3. Automjet, marka “Audi A8”.

4. Vilë katërkatëshe e ndodhur në Pjezë, Durrës.

5. Kompleksi “Golden Resort”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

6. Karburanti “ALT OIL 2008”, i ndodhur në Pjezë, Durrës.

7. Vilë dykatëshe, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

8. Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 3280 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

9. Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 398 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

10. Pasuria tokë arë, me sipërfaqe 561 m2, e ndodhur në Pjezë, Durrës.

11. Pasuria, me sipërfaqe 700 m2, nga të cilat truall nën objekt 478 m2, godinë ekonomike 2 kate dhe ambiente shërbimi (Shoqëria “SABA-Taullau 3” shpk), e ndodhur në Lushnjë.

12. Pasuria me sipërfaqe 595 m2, nga të cilat truall nën objekt 418.72 m2, godinë ekonomike 2 (dy) kate, karburant dhe ambiente shërbimi, e ndodhur në Lushnjë.

13. Pasuria me sipërfaqe 235 m2, nga të cilat truall nën objekt 104.7 m2, godinë banimi 2 (dy) kate, e ndodhur në Lushnjë.

14. Pasuria me sipërfaqe 465 m2, nga të cilat truall nën objekt 155 m2, godinë ekonomike 1(një) kat dhe podrum, e ndodhur në Lushnjë.

15. Automjet tip “Nisan Pathfinder”, ngjyrë gri.

16. Automjeti tip “JEEP”,  me ngjyrë të errët

Ndërkohë me datën 22.02.2020, është vendosur heqja e masës së sekuestros (në kushte emergjence) të vendosur me Urdhërin Nr.138 datë 04.02.2020, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për pasurinë “Banesë 1 (një) kat, e ndodhur në Shkodër”, pasi u vlerësuar që është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ.

Në lidhje me kërkesat e tjera të paraqitura për vlerësim nga Policia e Shtetit, vazhdojnë procedurat e vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.’

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY