Moderatorja e pranon hapur: Dua të bëj dhe një ndërhyrje tjetër në...

Moderatorja e pranon hapur: Dua të bëj dhe një ndërhyrje tjetër në trup pas hundës

121
0
Shares

Kur vjen puna per te folur per nderhyrjet estetike ne trup, VIP-at shqiptare gjithmone hezitojne te flasin dhe te mos e pranojne, aman ka dhe nga ata qe e pranojne hapur.

Nje prej tyre eshtë dhe Aulona Musta. Moderatorja, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ka folur për ndërhyrjet estetike. Pak ditë më parë ajo bëri një ndërhyrje në hundë e tashmë ndihet më mirë me vete, mirëpo Aulona ka zbuluar se gjithmonë ka dashur të bëjë dhe gjoksin.

“Dy gjëra që unë gjithmonë kam menduar që t’i bëja. E para ka qenë hunda dhe i dyti ka qenë gjoksi. Ndoshta do e bëj nëse bëj ndonjë fëmijë të dytë, jo për ta bërë të madh se do dukesha shumë e ekzagjeruar, thjesht mbase ndonjë rregullim, se kur i jep fëmijës qumësht deri në 1 vjeç e pak… ke nevojë për ca ngritje”, ka treguar Aulona.

Komentet ndaj moderatores pas operacionit në hundë kanë qenë të shumta, por ajo që binte në sy ishin komentet e shumta ku fansat theksonin se Aulona gjithmonë prezantohej si “pa komplekse”, por tashmë edhe ajo bëri një ndërhyrje në fytyrë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY