Zëdhënësja e Partisë Demokratike ka denoncuar një tjetër aferë të Bashkisë së Tiranës.
Ajo bëri një reagim në Facebook, ku shkruan se Veliaj i ka dhënë 450 milion lekë tendera shokut të drejtorit të tij në bashki, Ditjon Baboçi, që është dhëndri i Fatmir Xhafës.
Ajo i drejton disa pyetje kryebashkiakut të Tiranës në lidhje me tenderat e dhënë për shtetasin Erind Bejleri.
Ina Zhupa: Bashkia e Veliajt, ose bashkia e tenderave shoqerore! 450 milion leke tendera per shokun e ngushte te drejtorit te Veliajt, krahut te djathte te tij, Ditjon Baboci (dhendri i Fatmir Xhafes)!
Mjafton shoqeria e duhur edhe i ke dyert e hapura për tendera në bashkinë e Veliajt. Qytetarë të shumtë kane sinjalizuar se kompania “SON Engineering & Construction” merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqesine me rrethin shoqeror te Veliajt. Nje denoncim i tille u publikua edhe nga portali Jeta osh Qejf.
Kjo kompani qe denoncojne qytetaret ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tirane ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë!
Mjafton nje hulumtim i thjeshte ne rrjetet sociale per te kuptuar qe grupi shoqeror mes Babocit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fuges (drejtor i Rames dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanise) nuk eshte i fshehur por tejet kompakt edhe publik. Bejleri i 450 milion lek tenderave duket se i perket nje rrethi shoqeror qe frekuenton edhe Veliaj vete.
Pyetjet qe Veliaj duhet te pergjigjet para qytetareve te Tiranes jane:
1. Sa ka ndikuar miqesia e Bejlerit me drejtorin tend dhe rrethin tend shoqeror ne marrjen e tenderave te Bashkise Tirane?
2. Pse tenderat qe fiton Bejleri duken qarte me konkurence fiktive? A kane qene ato te paracaktuara?
3. A ndan pjese te shumes se tenderave me drejtorin tend apo me ty?
Dhe nje kuriozitet: A eshte Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV?
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/