Eshte dashur greva e urisë dhe perkeqesimi i gjendjes se punonjësve që qeveria te hedhe sytë dhe te parashtroje nje zgjidhje.
Një përfaqësi e grevistëve të Poçemit kanë qenë në një takim me zv ministrin e Enegjisë Ilir Bejtaj, në prani të kreut të bashksië Mallakastër Qerim Ismaili dhe deputetin e zonës Ismet Beqiri.
Sipas informacioneve, është premtuar që do të gjendet zgjidhje për kalimin e pagave, por ende nuk dihet se sa paga. Takimi mendohet që do të çoj në një zgjidhje të situatës. Grevistët mbeten në pritje të një përgjigje nga ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës.
“Ne jemi për negociata , presim një përgjigje”, thonë punonjësit.
Grevistët kërkojnë të marrin 27 pagat e prapambetura, pasi kanë punuar për 2 vite pa paguar, vetëm të detyruar nga ligji që i dënon në rast se e braktisin.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/