Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohen detajet e aksidentit, pse u prangos shoferi i furgonit të Burgjeve

18/02/2020
Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, plagosen 2 persona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Gjirokastrës njoftoi se ka arrestuar shtetasin Hysen Hasa, pas aksidentit që ndodhi dje në aksinë Krahës-Tepelenë, ku makina e Drejtorisë së Burgjeve u përplas me një mjet tjetër.

Hasa ka qenë drejtues i mjetit të Burgjeve, ku ishte dhe një punonjës policie si dhe dy të paraburgosur. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 5 persona, 2 të paraburgosurit, punonjësi i policisë, si dhe dy drejtuesit e mjeteve.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Hysen Hasa, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sulejman Shehu, banues ne Anëvjosë, Memaliaj.

Kjo pasi rreth orës 08:10, në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, shtetasi Hysen Hasa duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, me targa AA306UN, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA512LM që drejtohej nga shtetasi Sulejman Shehu, ku gjatë përplasjes ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe ka dëmtuar kioskën e shtetasit Nebi Zeqaj, banues në Qesarat.

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar shtetasit Julian Rexhep Verbofshi, banues në Tiranë, punonjës policie i Dr.Burgjeve, Fatmir Çaushi, i paraburgosur, Razit Halili, i paraburgosur, si dhe dy drejtuesit e mjeteve Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu, të gjithë jashtë rreziku për jetën.

Shtetasi Julian Verbofshi u transportua për në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, dy të paraburgosurit pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal në Gjirokastër dolën të shoqëruar nga punonjësit e burgjeve, ndërsa shtetasit Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, në Gjirokastër”, njoftojnë burime nga policia.

/DRONI.al/

Tags: aksidentiarrestpoliciashoferi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.