“Te hetohet Armando Subashi! Cfare po ben me tenderat”

“Te hetohet Armando Subashi! Cfare po ben me tenderat”

536
0
Shares

“Të hetohet Armando Subashi”, Kryetari i PD Fier denoncon kreun e bashkise se Fierit i cili po shkel ligjin e prokurorimeve. Punon për firmat e betonit në Fier, tha ish deputeti i PD, Luan Baci.

Kryetari i degës së PD Fier, Luan Baçi, akuzoi kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi se është vënë në shërbim të firmave private të lidhura me të për të vjedhur bashkë fondet e bashkisë. Në funksion të kësaj urdhëron që betoni të blihet tek firmat brenda Bashkisë së Fierit, duke shkelur hapur ligjin për prokurimin publik. Zoti Baçi shpreh shqetësimin e privatizimit të Bashkisë se Fierit nga kryebashkiaku Subashi dhe kërkon hetim për shpërdorim detyre dhe përfitime të paligjshme.

Postimi i plotë i Luan Baçit

Bashkia e Subashit dhe Subashi i Bashkise jane gjithmone ne pararoje te vjedhjes. Nuk ndalen ne shpikjet e tyre, qe çdo qindarke te perfundoje ne xhepat e Subashajve
Ja nje nga kriteret qe ka vendosur, per tenderat ” Blerje Betoni ”

Per çdo ndertim, pune, tender, qe firmat do te bejne me Bashkine e Subashajve, eshte vendosur kriter te veçante : Blerjen e betonit jane te detyruar ta bejne brenda territorit te bashkise, ne menyre qe ta blejne aty ku duan Subashajt. Pavarsisht se çdo tender eshte i paracaktuar, duan qe te mos humbasin asnje qindarke.

Vartesit e tij te bindur, percaktojne kritere, ne shkelje te hapur, me ligjin e prokurimit publik

Parimet e përzgjedhjes
Neni 2

Përzgjedhja e fituesve të kontratave publike realizohet në përputhje me këto parime të përgjithshme:

a) mosdiskriminim dhe trajtim i barabartë i ofertuesve ose kandidatëve;
b) transparencë në procedurat e prokurimit;
c) barazi në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve, që u ngarkohen ofertuesve ose kandidatëve.

Lexoni kriterin e vendosur nga vartesit e Subashit me urdher te ketij te fundit dhe presion deri ne largim nga puna, siç pohojne dhe e dergojne vete informacionin, “sklleverit” e Subashit:

“2.3.4 Operatori ekonomik duhet te deshmoje qe ushtron aktivitetin e tij ne Bashkine e Fierit ose
kontrate te perkohshme bashkepunimi me nje subjekt qe operon ne Bashkine e Fierit per
prodhimin e betonit. Ne rastin e qeramarrjes, kontrata te jete e noterizuar dhe me afat
vlefshmerie te pakten sa kohezgjatja e marreveshjes kuader, objekt i ketij prokurimi”

A do te jete objekt kontrolli dhe hetimi kjo shkelje e hapur e ligjit ne menyre te ndergjegjshme per perfitime te paligjshme ?

Bashkia e Fierit eshte privatizuar. Ajo eshte kthyer ne nje paçavure ku vetem vidhet dhe plotesohen tekat e familjareve. Qytetaret e Fierit, neperkemben çdo dite dhe mashtrohen me propaganden bajate te betonimit dhe llambave te kuqe ne qender te qytetit, duke vjedhur 70 % te shumes te investuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY