Të tjera dëshmi vijnë nga tragjedia e rëndë në fshatin Ostren të Bulqizës ku humbën jetën nëna me dy fëmijët.
Daja i fëmijëve, vëllai i Rajmondës, në dëshminë për “BalkanWeb” thotë se ka qenë i pari që ka hyrë brenda banesës ku ka konstatuar vdekjen e motrës, mbesës Rudinës 18 vjeçe dhe nipit Fatjonit, 14 vjeç.
Por ndryshe nga sa është thënë deri tani, ai hedh poshtë aludimet se ata kanë gjetur vdekjen nga rrjedhja e gazit, duke treguar se e ka gjetur një bombol në oborr. Dyshimet janë edhe tek ushqimi që kanë konsumuar.
“Nuk ka qenë nga gazi, as mangalli dhe as nga ngrohja elektrike. Një bombol 5 litërshe ka qenë jashtë banese kur kemi shkuar. Nuk ka qenë rrjedhje gazi. Kanë ndërruar jetë rreth orës 22:00-23:00 të së enjtes dhe kemi gjetur supë në një pjatë dhe e kemi dërguar për t’i bërë analizat”, deklaroi ai.
Daja i fëmijëve tha se i ka dërguar trupat e tyre në spitalin e Dibrës për analizat dhe se pret hetimet e policisë.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/