LAJM I FUNDIT/Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Europë

LAJM I FUNDIT/Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Europë

298
0
Shares

Në Francë është shënuar rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi. Sipas BBC, bëhet fjalë për një turist kineze.

Viktima ishte një burrë 80-vjeçar nga provinca Hubei i Kinës, sipas Ministrit Francez të Shëndetësisë, Agnès Buzyn.

Ai arriti në Francë më 16 janar dhe u vendos në karantinë në spitalin në Paris në 25 Janar. Vetëm tre vdekje ishin raportuar më parë jashtë Kinës kontinentale – në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Megjithatë, më shumë se 1.500 njerëz kanë vdekur nga virusi brenda Kinës, kryesisht në Hubei ku u shfaq për herë të parë.

2,641 persona të tjerë janë konfirmuar rishtas si të infektuar, duke e çuar numrin e Kinës në 66.492.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY