DETAJE/Kush është Pajtim Serjani, miku i Shullazit, i shpëtoi atentatit tek Rruga...

DETAJE/Kush është Pajtim Serjani, miku i Shullazit, i shpëtoi atentatit tek Rruga e Kavajës

1701
0
Shares

Pajtim Serjani është emri i radhës nga OFl. Serjani është edhe mik me Emiliano Shullazin, të cilit po ashtu OFL i ka dërguar formularin.

Pajtim Serjani të cilit OFL i kërkoi sot të justifikojë pasurinë, është një emër i njohur për policinë e Tiranës, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin.

Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu në vitin 2014. Në vitin 2015 Serjanit i është bërë atentat të Rruga e Kavajës, ndërsa lidhur me këtë ngjarje asokohe u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari.

Në shtator 2017 policia i sekestroi Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY