DETAJE/Ndërhyrja e Ramës për Sanremon, Alketa flet për herë të parë: Në...

DETAJE/Ndërhyrja e Ramës për Sanremon, Alketa flet për herë të parë: Në fakt Lindën e kam mikeshë

180
0
Shares

Prezantuesja Alketa Vejsiu, e pyetur nëse është ndihmuar nga kryeministri Rama për të qenë bashkë prezantuese ën Sanremo, e mohoi një gjë të tillë.

E ftuar në “Opinion”, Vejsiu u shpreh se ishte ndihmuar vetëm nga talenti i saj, ndërsa shtoi se ka mike bashkëshorten e Ramës.

Për pjesëmarrjen në Sanremo, ka ndikuar Edi Rama?

Vejsiu: Edi Rama dhe të gjithë kryeministrat do kishin bërë mirë tia kishin lehtësuar rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi. Mua më ka ndihmuar vetëm talenti im.

Nuk ka bërë ndonjë telefonatë Edi Rama?

Vejsiu: Absolutisht, zero. Edi Rama do të bëjë  gjërat që duhet të bëjë për Shqipërinë, por jo ëndrrat e Alketa Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh dhe nuk kam ç’ti pretendoj asgjë Edi Ramës unë.

Me Ramën çfarë marrëdhënie ke?

Vejsiu: Unë kam gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon. E kam patur mike përpara se të njohë Edi Ramën.

Vejsiu ka treguar se si arriti të ngjitej në skenën e Sanremos, duke qenë një nga bashkë prezantuese e festivalit më të njohur italian.

Një email? Çafrë email-i që thoshte unë jam filania , prezantuese në Shqipëri…

Alketa Vejsiu: Bashkë me skuadrën time të PR…na lanë në pritje shumë muaj dhe për shkak të anxhendës takimi nuk ndodhi dhe unë ndërkohë që asgjë nuk po ndodhte mora hapat e mia duke menduar që duhet gjetur një strategji tjetër sepse Toni Robins që unë ndjek kështu thotë: “Nëse një strategji nuk funksionin atëherë duhet gjetur një tjetër”. Të shohim kush është producenti dhe menaxheri më i njohur në Itali i industrisë së prezantuesve televiziv dhe më doli emri Lucco Presta Arcobaleno gjithmonë, më doli Paolo Bonolis menaxheri i famshëm i prezantuesve televiziv dhe mendova është një shenjë kjo mbase duhet të shohim në këtë dritë. Bëjmë lëvizjet e radhës një telefonatë më asistenten e Luccio Prestës e cila rezulton që ishte shqiptare, babain kalabrez dhe nënën shqiptare…Po po kjo është gjithë historia interesante. Shqiptare e lindur në Itali dhe e rritur aty,por por nënën nga Shqipëria.

Ajo më ndihmoi që të realizohej pas 6 muajsh takimi me Luccio Prestën. Kemi mbi tre vite që japim e marri, ai ka ardhur. Para dy viteve e takoi në studion e tij në Romë, nuk i kërkova asgjë i thashë kush isha dhe e ftova që të vinte në Shqipëri për të parë produksionet e mia në Tv Klan. Kjo është bërë me shkallë, me kujdes nuk është bërë në mënyrë invazive dhe imponuese. Unë doja të bënim një bashkëpunim italo-shqiptar për shkak të një ëndrre italiane të vjetër dhe kisha shumë dëshirë që edhe nëse nuk shkoja në Itali të sillja diçka nga Italia sicc ka ndodhur këto dy vitet e fundit … Dhe kështu vendosëm që të sillnim pak Itali në Shqipëri që të krijohej një cilësi në programet e mia. Ai erdhi në Klan pa sesa bukur realizojmë produksionet tona absolutisht prestigjioze dhe në të njëjtin nivel me produksionet televizive në Itali. Më prezantoi me Amadeusin disa muaj më parë për fatin tim të madh ndodhi që këtë vit të ishte 70-vjetori i Sanremos të ishte Amadeus prezantues dhe drejtues artistik…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY