“Bën të fortin”, Ish-deputeti-Ramës: Me ‘nuk qaj tek dera jote’ na i...

“Bën të fortin”, Ish-deputeti-Ramës: Me ‘nuk qaj tek dera jote’ na i vështirësoi integrimin në BE

71
0
Shares

Pas deklaratave shumë thumbuese dhe të guximshme te kryeminsitrit Edi Rama ne nje interviste per  median e huaj AFP, ka reaguar dhe opozita, ku Genc Pollo nuk i ka kursyer kritikat.

Sipas tij, kryeministri bën të fortin, një strategji qe nuk i shkon vendit tonë. Pollo thotë se Rama duhet të premtonte se do të përmbushte kushtet e Bundestagut dhe te realizonte reforma te tjera per ti siguruar Shqipërisë hapjen e negociatave.

Fare mirë mund të kishte thënë se “do të përmbush kushtet e Bundestagut si p.sh do të bëj zgjedhje parlamentare mbas miratimit të reformës zgjedhore; do të çoj për ndjekje penale ofiqarë rilindistë që kanë vjedhur votata etj, etj. Jo vetëm se i shërbejnë vendit por edhe se çelin portën e Bashkimit Europian”. Nuk e thotë këtë por bën të fortin.
Mbas përfshirjes së qeverisë në korrupsion të lartë e krim të organizuar arroganca me ” nuk qaj tek dera jote” e vështirëson më tej integrimin europian të Shqipërisë”,-shkruan  Pollo.

Kujtojme se kjo sjellje e kryeminsitrit Edi Rama vjen pas ndryshimit te metodologjise se Bashkimit Evropian, qe e veshtireson shume rrugen tone drejt BE.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY