Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kurti merr detyrën zyrtarisht, thirrje ministrave në ditën e parë: Mos rrini ulur nëpër kolltukë e të urdhëroni nga lartë

04/02/2020
Kurti merr detyrën zyrtarisht, thirrje ministrave në ditën e parë: Mos rrini ulur nëpër kolltukë e të urdhëroni nga lartë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë sot zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës. Përmes një ceremonie zyrtare, ai që i dorëzoi detyrën Kurtit ishte ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, pasi ish-kryeministri Ramush Haradinaj ndodhet për një vizitë në SHBA.

Kurti pasi që uroi kabinetin qeveritar tha se do të punojnë në emër të qytetarëve.

“Është kënaqësi të ju shoh të gjithëve kështu të entuziazmuar për rolin dhe detyrën që e keni marrë dhe e kemi marrë bashkërisht. Po e filloj duke uruar secilin prej jush, për pozitën dhe përgjegjësinë që do ta keni për t’i shërbyer qytetarëve, është mirë ta themi që në fillim që ky kabinet është i qytetarëve dhe ne punojmë në emër të tyre dhe për ta”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri Kurti tha se nuk do të pushojnë deri sa të shpërblejnë besimin e qytetarëve. Ai shton se do të ishte mirë që ministrat e ri të dilnin më shumë në terren e jo të rrijnë në zyrë.

“Sytë e të gjithë popullit tashmë janë te ky kabinet qeverisës, do të ishte mirë që të gjithë ne të mësojmë përmendësh programin që del nga marrëveshja e përbashkët, sepse me të do të zgjohemi në mëngjes dhe do të flejmë në mbrëmje, le të bëhemi të thjeshtë e të drejtë, Ministri i Bujqësisë duhet të kalojë më shumë kohë me fermerët sesa në zyrën e tij e Ministri i Shëndetësisë me Mjek e me pacientë, jo të rrijnë ulur në kolltukë e të urdhërojnë nga larg po të zbresin poshtë sa më afër te qytetari, mandati mund d të jetë edhe privilegj por është mirë që ta kuptojmë si privilegj për të shërbyer e jo për të urdhëruar, jepni kuptim pozitës së ministrit çka s’ka pasur asnjëherë pas luftës”, tha ai.

Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re, e cila do të ketë 15 ministri. Kujtojmë se dje teksa u votua për Kurtin si kryeministër, ai siguroi 66 vota pro dhe 10 abstenime.

/DRONI.al/

Tags: Albin KurtifjalimiKosovekryeministriqeveria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.