Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E FUNDIT/ Vjosa Osmani: Neser do te marrim pergjegjesite institucionale

02/02/2020
Zgjedhjet në Kosovë/ Vjosa Osmani, gruaja e parë e propozuar për Kryeministre
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, foli sot për herë të parë pas raportimeve se nuk po e pranonte pozitën e kryeparlamentares dhe se dëshiron të jetë deputete.

Ajo shkruan se  ngjarjet që rrjedhin jo gjithmonë janë pikërisht sic i kemi paramenduar. Por, sido që të jëtë, asnjë lindje nuk është e lehtë. Këtë e dimë më së miri ne që jemi nëna. Nuk është e lehtë as lindja e ndryshimit”, ka shkruar ajo.

Megjithatë Osmani thotë se nesër do të merren përgjegjësitë e reja e do të krijohen institucionet.

“Shumë mund e përpjekje u bënë për të na ndalur e perqarë. Por shumë më i madh ishte vullneti ynë për të jetësuar kërkesën për ndryshim. Dhe tani, ua kemi borxh qytetarëve, e të gjithë atyre që nuk hoqën dorë nga besimi në ne, që fjalën e dhënë ta jetësojmë deri në fund. Nesër do t’i themelojmë institucionet e reja. Do t’i marrim përgjegjësitë e reja. Nuk ka asgjë që na ndalë”, ka shkruar Osmani, transmeton Gazeta Express.

Shkrimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Krijimi i institucioneve asnjëherë nuk ka qenë një punë e lehtë dhe një proces i thjeshtë. Kjo komplikohet edhe më tepër kur krijimi i institucioneve nënkupton edhe ndryshim të epokave. Që nga fillimi jam angazhuar pa asnjë interes personal për të bërë realitet koalicionin LDK – LVV, për një arsye shumë të thjeshtë: sepse ky ishte vullnet qytetar. Ky ka qënë edhe obligim të cilin e kam marrë prej mbi 200 mijë votave që i mori LDK në zgjedhjet e fundit. Kjo ishte një porosi e qartë për mua dhe për partinë që të ndryshojmë vendin. Marrëveshja që është nënshkruar sot në mes të kryetarit Mustafa dhe kryetarit të LVV’së Kurti ishte një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Ata ka muaj që po e pritnin një marrëveshje të tillë. Ngjarjet që rrjedhin jo gjithmonë janë pikërisht sic i kemi paramenduar. Por, sido që të jëtë, asnjë lindje nuk është e lehtë. Këtë e dimë më së miri ne që jemi nëna. Nuk është e lehtë as lindja e ndryshimit. Rrugës do të hasim në vështirësi, me të cilat duhet të merremi, kundër të cilave duhet të luftojmë. Sa më shumë që do të luftojmë ne aq më shumë do të hasim në rezistencë. Mirëpo rrugë tjetër nuk ka. Deri në fitore.

Qytetarët kërkuan dhe përcaktuan bashkimin tonë. Dhe si çdoherë, na treguan e trasuan rrugën e drejtë. 6 tetori, për mua, ishte dhe mbetet vullnet që nuk shkelet; me asnjë kusht e asnjë çmim. Shumë mund e përpjekje u bënë për të na ndalur e perqarë. Por shumë më i madh ishte vullneti ynë për të jetësuar kërkesën për ndryshim. Dhe tani, ua kemi borxh qytetarëve, e të gjithë atyre që nuk hoqën dorë nga besimi në ne, që fjalën e dhënë ta jetësojmë deri në fund. Nesër do t’i themelojmë institucionet e reja. Do t’i marrim përgjegjësitë e reja. Nuk ka asgjë që na ndalë.

Tags: albin kurti vjosa osmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

01/07/2026
Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin Albanian Files: “Prova e krimit të qeverisjes së Ramës”

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin Albanian Files: “Prova e krimit të qeverisjes së Ramës”

01/07/2026
Berisha bisedë me Kancelarin e Austrisë në Vjenë Christian Stocker

Berisha bisedë me Kancelarin e Austrisë në Vjenë Christian Stocker

01/07/2026
Skenari i Çyrbjes për të transferuar çështjen nga SPAK në Durrës. Denoncon Balliu

Balliu: Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt turpit të madh, rrezikimit të Samitit të NATO-s në Tiranë

01/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

Nisin përgatitjet finale për koncertin e Kanye West në Tiranë

01/07/2026
Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin Albanian Files: “Prova e krimit të qeverisjes së Ramës”

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin Albanian Files: “Prova e krimit të qeverisjes së Ramës”

01/07/2026
Berisha bisedë me Kancelarin e Austrisë në Vjenë Christian Stocker

Berisha bisedë me Kancelarin e Austrisë në Vjenë Christian Stocker

01/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.