Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zbulohet një skandal i policisë së Elbasanit, efektivi i dehur aksidenton familjen, vajza gjyqtare e nxjerr nga qelia

01/02/2020
Belsh, sekuestrohen 12 kg kanabis, një i arrestuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Abc News ka zbuluar një skandal në Policinë e Elbasanit, i cili për mënyrën se si ka ndodhur përbën një situatë të paprecedent të raportit të Policisë së Shtetit dhe ligjin dhe qytetarët.

Rreth dhjetë ditë më parë, pasi kishte pirë alkool në sasi të mëdha në Gramsh, efektivi i policisë Astrit Manaj, me detyrë në komisariatin e këtij qyteti merr makinën pasdite dhe niset për në shtëpi.

Siç raporton gazetari Alod Kozarja për abcnews.al, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, aksin Cërrik-Papër ai përplas një makinë tjetër që po qarkullonte në atë aks. Në makinën e aksidentuar nga Astrit Manaj udhëtonin një çift me djalin e tyre dhjetë vjeçar, i cili u plagos.

Menjëherë në zonë vijnë shërbimet e policisë rrugore, por nëse mendoni se këtu fillon zgjidhja e çështjes gaboheni. Astrit Manaj u arrestua në momentin e aksidentit pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Arresti i tij nuk zgjati më shumë se 48 orë pasi dy ditë më pas, në fshehtësi të plotë, gjykata jep masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të.

Nëse do të kishte qenë një qytetar tjetër çfarëdo, ai do të ishte mbajtur në burg, ashtu siç policia njofton për arrestimet e drejtuesve të motoçikletave pa patentë, por ky nuk është rasti pasi Astrit Manaj i ka “krahët e ngrohta”.

Ka dyshime të forta se në vendimin për ta nxjerrë sa më parë policin nga burgu dhe fshehjen e ngjarjes ka ndikuar vajza e tij gjyqtare.

Kjo e fundit është gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Ngjarja e rëndë u mor vesh mes kolegëve të Manajt dhe bëri që të ndërhynte SHÇBA për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Pikërisht pas kësaj ndërhyrjeje, pas tentativës për ta fshehur fillimisht ngjarjen, Astrit Manaj është pezulluar nga puna./ABC

Tags: aksdientilirohetpolicipoliciaskandali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.