Evakuohet studentja shqiptare nga Wuhan-i, do të qëndrojë e izoluar për disa...

Evakuohet studentja shqiptare nga Wuhan-i, do të qëndrojë e izoluar për disa ditë, ja si është gjendja e saj

135
0
Shares

Eshte evakuuar studentja shqiptare e izoluar në qytetin Wuhan. Studentja Silva Doçi është evakuuar nga qyteti Wuhan ku qëndronte e izoluar në kampusin universitar të këtij qyteti që prej datës 23 janar 2020.

Ajo i’u nënshtrua të gjitha ekzaminimeve të nevojshme përpara se të hipte në një avion ambulant turk. Ajo u evakuua nga pala turke e cila kishte marrë një operacion për të evakuuar shtetasit e saj që ndodheshin në qytetin ku ka shpërthyer koronavirusi, ndërsa kanë zbriitur në Ankara.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësitë e RSH-së në Pekin e Ankara realizojnë me sukses evakuimin nga Wuhan të studentes shqiptare. Studentja Doçi do tu nënshtrohet ekzaminimeve në shtetin turk ndersa do të qednroje dhe 2 javë e izoluar para se të niset drejt Shqiperisë.

Njoftimi i MEPJ

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, kanë punuar intensivisht për të finalizuar me sukses largimin nga Wuhan të studentes shqiptare Silva Doçi, e cila mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, në kushtet e vështira kur askush nuk mund të hynte apo dilte në Wuhan, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.

Në vijim të komunikimeve, pala turke u dakordësua që studentja Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulant turk.

Pas përfundimit të procedurave zyrtare me autoritetet kineze për lejimin e largimit të tyre nga Wuhan, avioni nga Kina u nis sot drejt aeroportit ushtarak në Ankara.

Studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka dalë negative për virusin nCOV, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë. Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm.

Për këtë fazë evakuimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdoi kontaktet e pandërprera me Ministrinë e Jashtme turke, me qëllim vijimin e regjimit të karantinës së studentes shqiptare në Turqi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e evakuimit të studentes shqiptare, deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipëri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY