Shpallet emergjenca globale nga OBSH

Shpallet emergjenca globale nga OBSH

94
0
Shares

Rreziku nga infektimi me Coronavirus është shpallur sot një emergjencë globale nga Organizata botërore e Shëndetësisë. Shkak është bërë përhapja thuajse në të gjithë botën e virusit që e pati gjenezën në Kinë.

“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por çfarë po ndodh në vendet e tjera” – tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë lajmërimin në një konferencë për shtyp pak minuta më parë.

Frika sipas tij është përhapja e virusit në vende me sistem të dobët shëndetësor. Deri tani numërohen mbi 170 të vdekur dhe mbi 8 mijë të prekur nga virusi.

SHBA, Franca, Gjermania e shumë vende të tjera po evakuuojnë qytetarët e tyre nga Kina, ndërsa shumë kompani ajrore kanë anulluar fluturimet drejt shtetit aziatik.

Sa i përket numrit të të prekurve, Koronavirusi e ka kaluar SARS-in, i cili përsa i përket numrit të vdekjeve qëndron më lart. Në 2002-03 SARS vrau 800 persona në të gjithë botën.

Emergjencat botërore të mëparshme kanë përfshirë Ebola, Zika dhe H1N1.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY