Një skaf i braktisur u gjet mëngjesin e sotëm, në zonën e plazhit të vjetër në afërsi të Pyllit të Sodës ne Vlore.
Skafi është rreth 10 metër i gjatë i pajisur me tre motorë të fuqishëm, i ri dhe mjaft i sofistikuar.
Në vend ngjarje ndodhen forca të policisë kufitare si edhe efektivë të Guardia di Finanzas italiane, të cilët kanë nisur hetimet, raporton News 24. Nga dyshimet e para, mendohet që skafi përdorej për transportin e lëndëve narkotike, drejt Italisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...