Te pakten edhe 5 persona të tjerë jane shpallur ne kerkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës, transmeton nga burime të sigurta Top Channel.
Policia ka bllokuar disa kamera sigurie dhe ka rrethuar skenën e ngjarjes, ku edhe edhe viktima është nxjerrë me pako në qese të zeza.
5 të kërkuarit siç i thanë burime të sigurta policore gazetares Anila Hoxha kanë rol aktiv në rrëmbim. Identiteti i tyre shfaqet në kameran e sigurisë në bodrumin e resortit.
Ndërsa i arrestuari i djeshëm shfaqet me lopatë në dorë gjë që tregon se ai ka marrë pjesë në zhdukjen e trupit. Ata shfaqen tek kamerat e sigurisë teksa hipin viktimën e mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë.
Furgoni është bllokuar i thanë burime të laboratorit të kriminalistikës gazetares Hoxha dhe po kqyret për gjurmë shtesë me interes për hetimin.
Burime të sigurta të policisë i treguan gazetares Anila Hoxha se ka një sërë kamerash sigurie se paku gjashtë të tilla që tregojnë lëvizjet e makinës ‘Range Rover’ teksa ikën nga vendngjarja kur kreu rrëmbimin e Jak Prengës dhe deri sa hyn në biznes.
“Përmes dëshmitarëve që na treguan të dhënat e automjetit të bardhë dhe kqyrjes së kamerave ne shkuam në resort dhe aty u bllokuan kamera të bodrumit që tregojnë dinamikën” shpjegoi për gazetaren Anila Hoxha burimi policor.
Departamenti ka dyshime se bëhet fjalë për një organizatë që është bashkimi i dy grupeve të forta kriminale.
Brenda ditës së sotme, 5 të arrestuarit do përfundojnë në gjykatë, pritet nëse do të kërkohet masë sigurie në mungesë pë 5 personat e shpallur në kërkim.
Nuk dihet nëse kjo çështje do të qëndrojë në prokurorinë e kryeqytetit apo do të kalojë në SPAK./ TCH
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/