Me grupin Hajri u filmua ministri i Rames, kerkoi nga banda...

Me grupin Hajri u filmua ministri i Rames, kerkoi nga banda ndihme ne zgjedhje

527
0
Shares

Gazetari investigativ, Artan Hoxha tha gjate emisionit Opinion se ka regjistruar kontakte mes grupit Hajri qe akuzohet per vrasjen e Jan Prenges dhe nje ministri te Rames.

Sipas tij,  në vitin 2017, një ministër i qeverisë Rama, një politikan shumë i rëndësishëm dhe një pjestar i grupit Hajri, kishin zhvilluar një takim, ku i kërkonte për të ndihmuar në fushatën elektorale të vitit 2016.

“Në vitin 2017 kishte zgjedhje parlamentare në Shqipëri dhe ishte ne pushtet kualicioni i majtë. Një oficer i misionit policor të huaj i atashuar në Shqipëri, nëpërmjet një kolegu më kërkoi të pinim kafe. Në takim u fol për kanabisin dhe në një moment papritur ai më  nxjerr dy foto A-4, të printuara dobët, dhe më thotë që gjatë regjistrimit që i kishte bërë një grupi kriminal shqiptar,i cili po kërkohej për llogari të italianeve, ata kishin vendosur teknik në lokalin ku është bërë takimi, pra paisje përgjimi. Dhe objekti i përgjimit të tyre ishte Altin Hajri, i shpallur në kërkim në tetor të 2015 dhe në 6 maj të 2016 u hoq nga kërkimi. Interpoli e hoqi nga këkimi.

Ne, tha ai, e vumë paisjen tek ky lokali dhe na rezultoi se në takim ishte një nga vëllezërit Hajri, një Ministër i qeverisë Rama dhe një politikan tjetër shumë i rëndësishëm.

Nga biseda e regjistruar ka dalë se takimi po bëhej për të ndihmuar në fushatën elektorale të vitit 2017.

Takimi ka të bëjë me ndihmën që i është kërkuar këtij personi dhe grupit që ky kishte në zonën e Shijakut,  Xhafzotaj dhe Shkallnurit, ku ky ka akses që të ndihmonte këtë forcë politike në zgjedhje.

Policia e Durrësit është masakruar dhe është quajtur kriminale. Policia e Durrësit është sulmuar si bandë kriminale që po përdoret politikisht nga segmente të pushtetit dhe PS për të sulmuar një forcë tjetër politike.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY