Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Dakordësohet kalendari i punës dhe metodologjia për reformën zgjedhore, zbardhen propozimet e opozitës në tryezë

27/01/2020
VIDEO/Dakordësohet kalendari i punës dhe metodologjia për reformën zgjedhore, zbardhen propozimet e opozitës në tryezë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Rudina Hajdari dhe Petrit Vasili, së bashku me ekspertët respektivë kanë zhvilluar sot takimin e radhës për reformën zgjedhore. Takimi përfundoi në orën 12:00 dhe në mbledhjen  e sotme u dakordësua kalendari i punës dhe metodologjia.

Për të përmbushur afatin e 15 marsit, grupit i punës për Reformën Zgjedhore ka listuar 12 çështje kyçe, ku vërehet se pjesën më të madhe e zënë kërkesat e opozitës për të patur një proces zgjedhor me standarde demokratike.

Nga PD në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka thënë se opozita është e angazhuar për ecur me shpejtësi në drafte ndërsa ka lënë të nënkuptohet se dekriminalizimi nuk do të jetë pjesë e kësaj axhende, pasi e ka quajtur cështje specifike.

“Sot miratuam axhendën e reformës zgjedhore me dokumentin e sotëm dhe metodologjinë i hapet rruga punës konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozimet për reformën zgjedhore. Opozita ka propoziome konkrete. Ajo që ka rëndësi është që dokumenti i sotëm, metodologjia e tij përfshin gjitha cështjet politike, të shit- blerjes së votës, ndarja e politikës nga krimi, problemet e rënda zgjedhore, cështja e sistemit dhe të gjitha masat që kanë emërues të përbashkët elementin e vullnetit politik për të ndarë politikën nga shteti. Një angazhim dhe standart i OSBE pa të cilën ccdo ndryshim pëson fatin e ndryshimeve të që janë bërë deri më sot.

Kriminalizimi?Cështjet e substancës do të diskutohen nga ekspertët por nuk është momenti për cështjet specifike.”– thotë Bylykbashi.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/179736649900611/?t=0

DEKLARATË, OERD BYLYKBASHI, PAS MBLEDHJES SË KËSHILLIT POLITIK PËR REFORMËN ZGJEDHORE

Sot u mblodh grupi i përfaqësuesve politikë prej katër përfaqësuesish dhe grupi i ekspertëve që do të punojë pranë nesh, siç është rënë dakord në Këshillin Politik.

Sot ne miratuam axhendën e Reformës Zgjedhore duke përcaktuar edhe afate gjatë së cilës, përgjatë këtij procesi kur do të ketë kontribute dhe miratim të paketave të ndryshme.

Ajo që ka rëndësi është se me këtë dokument të sotëm dhe metodologjinë që ai përfshin, i hapet puna rrugës konkrete për të diskutuar dhe miratuar propozime për Reformën Zgjedhore.

Opozita është e angazhuar maksimalisht për të ecur me shpejtësi me drafte, me propozime konkrete, duke marrë në konsideratë punën që është bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore që në kohën kur opozita ishte palë e atij Komisioni.

Ajo që ka rëndësi të thuhet është se dokumenti i sotëm përfshin të gjitha çështjet që kemi ngritur politikisht në Këshillin Politik, ku do të përfshihen, çështja e shitblerjes së votës, ndarjes së politikës nga krimi, probleme të rënda zgjedhore që ndryshojnë dhe manipulojnë votën e shqiptarëve; çështja e sistemit zgjedhor.

Të gjitha masa që kanë si emërues të përbashkët, elementin e vullnetit politik për të ndarë shtetin nga politika, shtetin nga partitë politike. Një angazhim dhe një standard i OSBE-së pa të cilin çdo kornizë ligjore pëson fatin e ndryshimeve që janë bërë deri më sot. Ky është thelbësor në procesin që po nisim që nga sot.

Pyetje: Çfarë propozimi do të keni në draftin që është dërguar z.Bylykbashi që flet për masa shtesë tek ligji i dekriminalizimit. Do të keni propozime të asaj që ishte më herët vetingu në politikë?

Bylykbashi: Çështje të substancës do të diskutohen më pas nga ekspertët dhe nga grupi i përfaqësuesve politikë. Por nuk është ky momenti për të diskutuar çështjet specifike.

/DRONI.al/

Tags: Bylykbashidakordesiametodareforma zgjedhore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.