Reagimi i Fitim Zekthit per zyren e ‘propogandes’: Le te plasin ne...

Reagimi i Fitim Zekthit per zyren e ‘propogandes’: Le te plasin ne mllefin e tyre

174
0
Shares

Analisti i njohur Fitim Zekthi ka reaguar te shtunen pasdite ne lidhje me nje lajm te publikuar nga nje media online lidhur me te ashtuquajturen zyre private qe merret me kurimin e figures se Bashes e cila drejtohej nga gazetarja Desada Meta dhe nderkohe ishin pjese e aaj edhe dy analistet Fitim Zekthi dhe Ergys Mertiri.

Zekthi mohon ekzistencen e nje zyre te tille dhe e konsideron lajmin nje trillim. “Sot, një ditë pushimi, kur ti ke qenë gjithë ditën i ç’interesuar për shtypin dhe lajmet, të dërgojnë mesazhe dhe të thonë se disa portale po shkruajnë se ti je emëruar në një zyrë propagande që ka ngritur PD-ja së bashku me disa të tjerë. Portalet shkruajnë, veç të tjerash, se kryetari i PD-së i ka premtuar këtyre për tu bërë deputetë, se këta (pra ne) do të bëjnë profile fallso në internet etj,  se këta janë keshtu dhe ashtu. Shpifje nga më të ulëtat, mashtrime nga më të ndytat i gjen në këto shkrime”, thekson Zekthi.

Me poshte reagimi i plote me titull “Le te plasin ne mllefin e tyre”

Në vitet 70-të në Kubë, një qytetar amerikan që ishte aty në punë të vet e gjeti veten i akuzuar nga policia si pjesë e një rrjeti armiqësor të sofistikuar për të vrarë Fidel Kastron. Ai u habit nga kjo gjë por vonë e kuptoi se në regjime të tilla inskenime të tilla janë të zakonshme. Sot, një ditë pushimi, kur ti ke qenë gjithë ditën i ç’interesuar për shtypin dhe lajmet, të dërgojnë mesazhe dhe të thonë se disa portale po shkruajnë se ti je emëruar në një zyrë propagande që ka ngritur PD-ja së bashku me disa të tjerë.

Portalet shkruajnë, veç të tjerash, se kryetari i PD-së i ka premtuar këtyre për tu bërë deputetë, se këta (pra ne) do të bëjnë profile fallso në internet etj se këta janë keshtu dhe ashtu. Shpifje nga më të ulëtat, mashtrime nga më të ndytat i gjen në këto shkrime.

Në të vërtetë kur sfera publike ka degraduar kaq rëndë sa komunikimi ka zbritur në këto rrena të trasha ajo që i vret më shumë shpifesit është vetëm indiferenca dhe unë ka kohë që as e di që ekzistojnë portale si këto. Kam qenë me idenë se ata duhen lënë siç thonë shkrimet e shenjta “të plasin në mllefin e tyre” dhe këtë kam bërë.

Unë e di se aktiviteti politik dhe ideologjia politike mund të jenë eksituese, por këto në vetvete nuk e ushqejnë kurrë thellë shpirtin e njeriut. Tek ne shumë politikanë dhe njerëzit që luftojnë për këto interesa, sidomos në potrtale si këto, kanë një shpellë në shpirtrat e tyre, të cilën përpiqen ta mbushin me obsesionin e tyre për politikën.

Disa nga nevojat tona mund të mbushen vetëm nga Zoti dhe këta e kanë kot këtë punë. Prandaj ata nuk ngopen, shpifin, shajnë, urrejnë, nuk kanë asnjë parim.

Unë kurrë nuk kam qenë në ndonjë zyrë propagande dhe as jam emëruar në ndonjë të tillë. Kurrë nuk kam shkruar apo thënë diçka se atë e kërkon ky apo ai, se këtë e kërkon ky kryetar apo kjo parti.

Unë kam neveri për të gjithë ata që e kanë bërë këtë gjë, kam neveri për atë frymë të poshtër që vjen nga komunizmi, për atë frymë që e kam vuajtur vetë në atë kohë (para viteve 90-të) familjarisht në kurriz, kam vuajtur spiunimet, servilizmat dhe krimet e komunistëve.

Bindjet e mia të djathta dhe konservatore nuk kanë të bëjnë fare as me Lulzim Bashën dhe as me PD-në, ato janë pasojë e origjinës time familjare dhe e formimit tim në shkollë, në universitet dhe e përvojës time si besimtar.

Kam shpresuar që ky vend një ditë do të bëjë një diferencë duke u larguar nga llumi, e pista, e keqja. Besoj se në shumicë e ka bërë. Gjithsesi ka ngelur ende një frymë e vjetër që endet vëdallë sadoperiferike.
Për mua portale si këto le të vazhdojnë edhe më shumë, edhe me thellë me këtë qasje, le ta shtojne shpifjen dhe sharjen. Unë them le të plasin në mlllefin e tyre, le të dërrmohen nga urrejtja dhe inati.

Raporti ynë nuk është me ta por me të drejtën dhe me Zotin.

Po ashtu ka reaguar edhe analisti Ergys Mertiri:

Faqja e Habjon Hasanit, Hashtag.al ka shkruar per mua se jam pjese e nje komploti, te organizuar nga Lulzim Basha dhe Desada Metaj, per te sulmuar armiqte e Kryetarit te PD-se, ne nje rrjet te organizuar qe do te beje propagande me mjete formale dhe informale, deri tek profilet dhe portalet false. Per kete madje une, bashke me dy miq te tjere te mi, paskemi marre premtimin per tu bere deputete.

Nuk dua fare t’i pergjigjem kesaj pocaqie, sepse nuk mund t’ia lejoj vetes te zbres ne pusetat e gazetarie te tille. Dua vetem te siguroj miqte e mi dhe ata qe me njohin e respektojne se kjo eshte thjesht nje fantazi dylekshe.

Nuk jam i perfshire ne asnje grup apo angazhim ne PD, dhe as kam kerkuar apo marre ndonjehere premtime per tu bere deputet, madje as qe kam ambicie te tilla. Nuk e di se cili eshte skuthi qe fshihet duke gjuajtur nga pas ferre dhe nuk e di as se cilat jane qellimet e tij. Di te them vetem se nuk kam asgje per te fshehur dhe se do te vazhdoj te them e shkruaj gjithmone vetem ate qe mendoj.

Nuk eshte se me bejne fort pershtypje idiotesira te tilla, madje edhe me argetojne. Reagimin e bera, kur pashe se njerez qe me respektojne shpreheshin te kenaqur per lajmin duke me uruar per kete. Nga ky aspekt, shpifesit me kane ndihmuar, te pakten, te zbuloj se gezokam nje vleresim me te madh se c’e mendoja, gje me ben te ndjehem mire!

Por cfare kane shkruajtur sot ne portale, konkretisht hashtag.al.

Largimi nga emisioni “Opinion” i Desada Metajt dhe bashkimi me ekipin e Lulzim Bashës nuk përbën ndonjë suprizë për shumicën e gazetarëve.  Atyre nuk u kanë shpëtuar hyrje-daljet e shpeshta të Desadës në zyrën e kreut demokrat dhe as afrimi i saj me familjen biologjike të Bashës. Lajmi qëndron tek detyra që i është ngarkuar Desadës prej Kryetarit të Partisë Demokratike. “De facto” numri dy i PD-së.

Metaj do të drejtojë një zyrë komunikimi private të Lulzim Bashës, jashtë Partisë Demokratike, i cili ka për qëllim të kontrollojë të gjithë propagandën e Bashës duke përfshirë edhe kundërpropagandën ndaj sulmeve dhe kritikëve të imazhit dhe autoritetit të tij. Zyra që do të drejtojë Metaj do të koordinojë dhe bashkëpunojë ngushtë me një ekip konsulentësh politikë izraelitë, që janë kontraktuar nga Basha dhe që janë vendosur prej disa ditësh në Shqipëri, ku do të qëndrojnë deri në zgjedhjet e ardhshme.
Metaj do të mbajë titullin zyrtar Shefe e Përgjithshme e Komunikimit të Kryetarit të PD-së dhe do të jetë ajo që do të vendosë dhe kontrollojë përzgjedhjen, prodhimin dhe shpërndarjen e propagandës pro Bashës dhe kundër kundërshtarëve apo kritikëve të Bashës. Ndikimi i saj në propagandën e PD-së ka filluar të ndihet menjëherë siç u pa në sulmet e suksesshme që Basha dhe analistët pranë tij u bënë “revolucionarëve”, “naivëve” “jorealistëve” në media dhe publik, që duke shërbyer si “paterica të Ramës”, kritikuan marrëveshjen Gjiknuri-Bylykbashi-Vasili-Hajdari, për të bërë një marrëveshje të re Rama-Basha.
 
Por përveç përgatitjes dhe koordinimit të sulmeve ndaj kundërshtarëve të Bashës, Metaj do të mbajë, në emër të Bashës, kontaktet me mediat dhe njerëzit kryesorë të mediave në vend, me qëllim përmirësimin e mbulimit të Bashës prej tyre dhe në përgjithësi përmirësimit të imazhit të Bashës në media.
 
Zyra do të përdorë si kanale zyrtare dhe të identifikuara, ashtu edhe kanale private dhe anonime për të kanalizuar propagandën, përfshi krijimin e portaleve anonime dhe profileve fallco në rrjetet sociale, operacione këto tipike për çdo operacion politik propagande. I gjithë funksionimi i Zyrës së Komunikimit që do të drejtojë Metaj është konceptuar si një operacion privat, që nuk duhet të asociohet me Partinë Demokratike, me qëllim për të dhënë në publik idenë se produktet e këtij operacioni janë të pavarur, janë nga intelektualë dhe opinionistë indipendentë dhe qytetarë jopartiakë. Kjo do të forcojë idenë se mbështetja e kreut të opozitës në zonën gri të elektoratit, është në rritje të vazhdueshme, ndërkohë që kundërshtarët e tij dhe vetë Edi Rama janë në presion të vazhdueshëm nga zërat objektivë dhe të paanshëm.
 
Për këtë qëllim zyra e komunikimit është vendosur jashtë godinës së PD-së, pranë zonës së shtrenjtë tek ish-Garda. Me përjashtim të Metajt, e cila u kujdes vetë të publikonte edhe lajmin për kthimin në PD, asnjë punonjës tjetër i zyrës nuk do të ketë lidhje me PD-në dhe zyrtarët e saj. Zyra do të financohet nga burime të fshehta, që nuk do të deklarohen zyrtarisht, siç bëjnë në fakt të gjitha partitë politike.
 
Për të dhënë idenë e pavarësisë nga PD të operacionit propagandistik, Desada Metaj, e cila drejton këtë operacion të ndërlikuar, ka përzgjedhur dhe ka marrë miratimin e Lulzim Bashës për një ekip, që jep në dukje idenë e njerëzve të pavarur dhe objektivë. 
 
I punësuari i parë i ekipit të Metajt është Fitim Zekthi, aktualisht këshilltar i Kryetarit të Partisë Demokratike dhe ish-kandidati për deputet në zonën e Elbasanit, i cili njihet për shkrimet e tij entuziaste dhe brohoritëse për zotin Basha. Javët e fundit ai ka ngritur dhe shpjeguar publikut një sërë tezash të ndërlikuara filozofiko-politike për arritjet e Bashës gjatë vitit që shkoi, e sidomos suksesin e jashtëzakonshëm të Bashës që arriti ta bindë Ramën se duhet të ketë një marrëveshje të re Rama-Basha.
Anëtari tjetër i ekipit të Metajt është sociologu Ergys Mërtiri, i cili është dalluar në publik për diskutime temash sociale. Pas marrjes së detyrës, Mërtiri ka qënë shumë aktiv në mbrojtjen publike të vendimeve dhe qëndrimeve të Bashës dhe së bashku me Zekthin, do të jenë dy figurat kryesore “të pavarura” intelektuale në mbështetje të Bashës.
 
Anëtari i tretë i përzgjedhur nga Metaj nuk është i njohur në publik. Ai  quhet Xhodi Hysa, me profesion financier, por që njihet nga njerëzit e medias me profilin e rremë në Facebook, Jozef Shvejk, përmes të cilit ka sulmuar ashpër 2 vjet më parë  Lulzim Bashën, bashkëshorten dhe kunatin e tij (Lexo këtu). 
Ai ka qenë student i Jorida Tabakut, e cila e punësoi atë në bashkinë Tiranë, kur ishte nënkryetare. Xhodi Hysa ka bërë fotografin personal të Tabakut, duke e shoqëruar atë në të gjitha aktivitet e saj publike, brenda dhe jashtë Parlamentit. Afrimi i Xhodi Hysës me Desada Metajn ndodhi kur ai ishte një nga administratorët e faqes anonime Lolita, në të cilën janë goditur shpesh Basha dhe bashkëpunëtorë të tij. 
 
Të katërt, Metaj, Zekthi, Mërtiri dhe Hysa kanë marrë premtimin nga Basha se do të jenë në vend të sigurtë në listën e kandidatëve të PD-së në zgjedhjet e ardhshme. 
Këtij grupi do t’i shtohen anëtarë të rinj në ditët e ardhshme, duke qenë se Metaj është duke i prezantuar Bashës individë të tjerë që mund të punojnë në ekipin e saj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY