Mustafaj: Opozita ia doli te nxjerre nga parlamenti mazhorancen

Mustafaj: Opozita ia doli te nxjerre nga parlamenti mazhorancen

150
0
Shares

Analisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 tha se me marreveshjen për Reformën Zgjedhore, opozita e arriti një qëllim, të nxjerrë mazhorancën nga parlamenti dhe pse Rama nuk e donte këtë bashkëpunim.

Por Mustafaj thote se nuk sheh vullnet apo kontekst politik për zgjedhjet të parakohshme, ashtu siç përfaqësues të opozitës kanë deklaruar këto ditë.

Mustafaj shprehet gjithashtu se Shqipërisë i duhen ‘Listat e Hapura’, pasi ka përmendur se me këtë sistem zgjedhor disa deputetë nuk bëjnë fushatë se janë të fituar, disa të tjerë nuk bëjnë fushatë se janë të humbur. Po ashtu ai përmend dhe një rast kur PD nuk mbushte dot listat për shkak të moskonkurrencës.

‘’Të them të drejtën, jam idhtar i marrëveshjeve. Në demokraci nuk zgjidhen gjërat në mënyrë të tjera pa marrëveshje. Edhe në situata ekstreme sic ndodhi në Shqipëri. Pas ikjes së opozitës nga parlamenti.

Jam idhtar i pjesëmarrjes së PD në reformat kryesore të vendit, një nga të cilat dhe Zgjedhorja. Kjo marrëveshje është e inkuadruar lidhur me vetëm pjesëmarrjen e opozitës.

Është arritur një qëllim, dashje pa dashje e mazhorancës pavarësisht dëshirave të Ramës që nuk e ka dashur bashkëpunimin me opozitën. Opozita e nxorri problemin nga parlamenti që me një pseudo- opozitë mazhoranca donte të mbante parlamentin në këmbë.

Kam pritur një përmbysje të madhe të ligjit zgjedhor dhe kuadrit ligjor që nevojitet për zgjedhjet. Kam pritur që të ndryshojë sistemi dhe të ndërtohet një kuadër ligjor për një sistem. Opinioni publik e ka humbur besimin tek sistemi. Votuesit apo masa e kanë humbur besimin.

Kam biseduar me Bashën, për pritshmëritë që ka ai për sistemin. Ai nuk ka qenë për ndryshimin e sistemit. Argumentat e tij kanë qenë disa, si nuk mund të inkuadrojmë të rinjtë në parlament.

Rama ka thënë që pa këtë sistem nuk do të kishim prani të femrave në parlament. Janë argumenta shumë të ngjashëm. Nuk pres gjëra shumë të mëdha. Sistemi nuk do të ndryshojë. Mesazhet që mora përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të sistemit.

Mund t’ju them një gjë me bindje se cdo ligj nga ai i 1991, nëse nuk deformohet dhe përdoret në mënyrë të barabartë nuk prodhon manipulim. Nëse përdoret në mënyrë të drejtë. Ka ligj që e ul përfaqësinë e disa grupeve/ të gjitha defektet e ligjeve për zgjedhjet janë të forcave politike që i kanë zbatuar.

Ndryshimi i sistemit do e rriste besueshmërinë. Që në 2008 e kam thënë që duhet një sistem me lista të hapura. Që ti japë mundësinë gjithë deputetëve. Tirana ka 33- 34 deputetë. 12 të parët e PD përjashto kryetarin e kanë të garantuar që e kanë të fituar, nuk bëjnë fushatë. 15 të fundit e kanë të sigurtë që nuk bëjnë fushatë pasi nuk fitojnë dot.

Me lista të hapura 34 deputetët garojnë të gjithë se kanë mundësitë. Unë jam i bindur se një listë e hapur nuk është e rrezikshme. Nuk ka asnjë bandit në Shqipëri që të jetë kombëtar. P.sh., Mark Frroku mund të fitojë në Pukë por në asnjë rreth tjetër s’fiton dot.

Marrin pjesë në garë por jo në fitore. Pra listat e hapura i bëjnë kandidatët, jo disa të nënës e disa të njerkës. PD nuk gjente një kohë kandidatë për të mbushur listat.

Ka një marrëveshje, ka një kuadër mes PD- PS. Kemi një deklarim të pavarur nga njëri- tjetri, që s’duan sistem tjetër. Pra, s’ka nevojë për marrëveshje, që në 2008 u bë një marrëveshje Rama- Berisha për të fuqizuar njëri- tjetrin.

I kam lexuar sugjerimet e ODIHR, janë teknikalitete periferike, nuk s’jellin ndonjë gjë të madhe. Pra të dyja partitë nuk sjellin ndonjë gjë të madhe. Nuk shoh kontekst dhe vullnet politik që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Edhe nëse Kushtetuesja rrëzon 30 qershorin, nuk më duket se ka kontekst dhe vullnet të bëhen zgjedhje të parakohshme. Nëse bie 30 qershori, atëhere do të bëhen brenda 45 ditëve.

Mund të ketë dhe zgjedhje të pjesshme pasi kryebashkiakët e mazhorancës po bien një nga një. Mazhoranca kërkon të kompensojë mungesën e opinionit publik prej shkeljes së ligjit. Ekonomia është shumë keq, tendenca për të braktisur vendin është e madhe dhe mazhoranca nuk po ia del.

Qeveria s’mund të rrëzohet me puç por nëpërmjet zgjedhjeve. Depolitizim? Ku do i gjesh ata njerëz. Ekuilibrat politikë këtu janë më të mundshëm për të penguar njëri- tjetrin. Kë depolitizim ka bërë mazhoranca. Unë të isha nuk do e pranoja. Në të gjithë botën i bën Ministria e Brendshme. Kërkush në Francë apo Gjermani nuk thotë që Ministria e Brendshme punon që të fitojë qeveria në zgjedhje. Ne nuk kemi një trupë policie që nuk e bën dot.’’– tha Besnik Mustafaj ne news24.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY