Emiljano Shullazi ‘pushohet’ nga puna qe i kishin ngarkuar ne burgun 313

Emiljano Shullazi ‘pushohet’ nga puna qe i kishin ngarkuar ne burgun 313

517
0
Shares

Edhe Emiljano Shullazi kishte gjetur nje pune pellumbash ne burg. Sic ben te ditur gazeta “Tema” ai ka qene i punesuar deri ditet e fundit si pergjegjes bibloteke ne vendin e vuajtjes se denimit.

Por me pas Emiljano Shullazi është shkarkuar nga “puna” si përgjegjës në bibliotekën e burgut 313.

Duke qenë në “punë”, ai përfitonte 3.9 ditë ulje dënimi në muaj, ndërsa në vit, 46.8 ditë. Por sot, sipas të njëjtave burime, duke parë edhe lirimet e fundit, ai është “pushuar” nga kjo detyrë, për të shmangur ndonjë skandal tjetër.

Kohet e fundit disa te denuar për krime të rënda po lënë qelitë e burgjeve. Rasti i fundit ishte ai i Ergys Kolaverit i cili ishte dënuar në vitin 2017 me 20 vite burg, pasi qëlloi me snajper Gazmir Dacin në burgun e Vaqarit, për shkaqe gjakmarrjeje, por u lirua nga burgu pa ndonjë sqarim. Pak ditë më parë është liruar një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm. Endrit Dokle, anëtar i bandës së Durrësit mori lirinë nga Gjykata e Krujës edhe për shkak të sjelljes së mirë në burg.

Nga e njejta gjykate jane liruar me heret edhe 2 persona te tjere me denime te renda nderkohe qe me letrat e ish kryetarit te bashkise se Durresit Vangjush Dako doli nga burgu edhe Lulezim Berisha. /DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY