Data e lindjes tregon personalitetin tuaj, mesoje varesine prej saj

Data e lindjes tregon personalitetin tuaj, mesoje varesine prej saj

183
0
Shares

Gjeni numrin tuaj dhe lexoni më poshtë shpjegimin!

Të lindurit më 1, 10, 19 dhe 28 të çdo muaji janë numri 1.

Të lindurit më 2, 11, 20 dhe 29 të çdo muaji janë numri 2.

Të lindurit më 3, 12, 21 dhe 30 të çdo muaji janë numri 3.

Të lindurit më 4, 13, 22 dhe 31 të çdo muaji janë numri 4.

Të lindurit më 5, 14 dhe 23 të çdo muaji janë numri 5.

Të lindurit më 6, 15 dhe 24 të çdo muaji janë numri 6.

Të lindurit më 7, 16 dhe 25 të çdo muaji janë numri 7.

Të lindurit më 8, 17 dhe 26 të çdo muaji janë numri 8.

Të lindurit më 9, 18 dhe 27 të çdo muaji janë numri 9.

Numri 1

Ju jeni të zgjuar, me humor, kokëfortë, të sinqertë, të zellshëm, të sjellshëm, të drejtë, pak zemërakë, miqësorë dhe xhelozë në konkurrencë. Jeni zakonisht më të famshmit në grupin e miqve tuaj, por kjo ju pëlqen. Ju jeni shumë të sigurt dhe ju pëlqen të jeni të pavarur. Keni më shumë gjasa të bini në dashuri në një moshë të re, por martoheni në moshë më të pjekur. Zakonisht keni probleme me njerëzit që kanë pikëpamje të kundërta dhe ju tentoni të hakmerreni ndaj armiqve tuaj. Ju pëlqen të shpenzoni para, por do të keni një karrierë të mirë në të ardhmen. Ju keni shumë talente që mund t’i përdorni në çdo fushë, qoftë nëse punoni në dyqanin e lagjes, qoftë nëse punoni në parlament. Do të ketë gjithmonë njerëz rreth jush që do të përpiqen t’ju ulin poshtë. Njerëzit do të jenë xhelozë, sepse jeni tëmençur dhe tipa të dashur. Jeta juaj familjare do të jetë gjithashtu e këndshme, do të keni një partner të mirë dhe fëmijë të mrekullueshëm.

Personat më të mirë për një lidhje me ju, janë 4,6,8 dhe ata mjaftueshëm të mirë, janë 3,5,7.

Numri 2

Sundimtari juaj është Hëna, kështu që pa marrë parasysh se çfarë bëjnë njerëzit, të gjithë do t’ju duan. Ju jeni ëndërrimtarë, me vetëbesim të ulët dhe jeni shumë të paparashikueshëm. Rrethanat shpesh ju bëjnë të ndryshoni. Keni talent të fortë artistik dhe aftësi të mira verbale. Ashtu si fazat e hënës, edhe qëndrimi juaj ndryshon shpesh. Ju mund të jeni personi më i mirë apo ndëshkuesi më i keq. Ju shpesh mund të parashikoni se çfarë do të ndodhë më pas, në një situatë të caktuar. Ju mund të bëheni poetë, shkrimtarë ose t’u hyni profesioneve të ngjashme. Ju do të endeni, derisa të takoni personin e duhur për t’u martuar. Nëse jeni grua, do të jeni personi përgjegjës në familjen tuaj. Nëse jeni burrë, do të jeni ai që fillon debatet në shtëpi. Megjithatë, gjithmonë do të jeni gati të sakrifikoni jetën për familjen tuaj, sepse jeni një person shumë i fuqishëm, por i butë.

Personat më të mirë për një lidhje me ju janë 2,5,9. Askush tjetër nuk do të shkonte me ju.

Numri 3

Ju jeni një person fetar, zemërgur dhe zakonisht egoist. Doni të ngjiteni në jetë. Ju zakonisht keni shumë probleme në familjen tuaj, ndërsa jeni në moshë të re, por ata tentojnë të bëhen më të lehtë për t’u zgjidhur sapo rriteni në moshë. Armët tuaja kryesore janë fytyra juaj e lumtur dhe fuqia e fjalës, që ju ndihmon të merrni atë që dëshironi. Ju punoni shumë për të arritur qëllimet tuaja dhe kurrë nuk lini pa bërë më të mirën tuaj. Pasi të jeni mjaft të pjekur ju kërkoni nga ata që janë më të rinj që t’ju dëgjojnë, sepse vetë keni respekt të madh për ata që janë më të moshuar. Ju keni vendosur shembuj të mirë për të tjerët, por nuk është e lehtë të merresh me ju.

Ju jeni një person i vështirë, por sapo të gjeni dikë që ju pëlqen për atë që jeni, mund të jeni i sigurt se kjo miqësi do të zgjasë përjetë. Njerëzit ju respektojnë shumë. Paraja është ajo që ju motivon për të vazhduar përpjekjet. Nëse jeni burrë, ju jeni një person që kujdeset për familjen dhe gjithashtu ndihmon miqtë. Nëse jeni grua, jeni shumë punëtore dhe dashamirëse. Ju e doni lirinë, kreativitetin, ambicien dhe fokusin.

Personat më të mirë për një lidhje me ju janë 6 dhe 9 dhe ata mjaftueshëm të mirë janë 1, 3, 5.

Numri 4

Edhe pse jeni një person që punon fort, ju nuk keni shumë fat kur bëhet fjalë për gjëra të rëndësishme në jetë. Ju jeni shumë kokëfortë dhe i ashpër me fjalët, megjithatë jeni person i dobishëm. Nëse jeni burrë, ju zakonisht i shtyni njerëzit larg prej jush, por i ndihmoni ata që janë përreth jush. Nëse jeni grua, ju jeni një person shumë artistik. Nëse jeni një burrë që shpenzon shumë kohë me vajza të ndryshme, mund të përfundoni të vetmuar, pasi të gjithë miqtë tuaj të vazhdojnë me jetën e tyre dhe të martohen. Mundohuni të mos shpenzoni shumë para. Ju keni tendencë të bini në dashuri të rinj në moshë, gjë që zakonisht përfundon me zhgënjim të madh. Zgjedhjet e këqia të karrierës gjithashtu mund t’ju ulin poshtë. Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos lejoni që të tjerët të përfitojnë nga zemërmirësia juaj. Marrëdhëniet tuaja zakonisht janë radikale, të vazhdueshme, të durueshme dhe pak të modës së vjetër.

Personat më të mirë për një lidhje me ju janë 1 dhe 8 dhe ata mjaftueshëm të mirë janë 5, 6 dhe 7.

Numri 5

Ju jeni gjithashtu shumë popullor mes njerëzve dhe mund të bëni gjëra vetëm duke biseduar. Mendja juaj prodhon ide shumë të mira, por zakonisht nuk e keni idenë se çfarë do të bëni sot ose nesër. Pasi të keni vendosur të bëni diçka, mendja juaj është e gatshme. Nëse doni të filloni biznesin tuaj, do të keni sukses. Shumica e miqve dhe familjes suaj vijnë tek ju për ndihmë. Ju mund të keni më shumë se një marrëdhënie, megjithatë sapo të vendosni, kjo është për gjithë jetën.

Bëni kujdes që partneri/partnerja juaj, të mos e kontrollojnë shumë jetën tuaj. Ju e doni lirinë dhe ndryshimet dhe mësoni përmes përvojave në jetë.

Personat më të mirë për një lidhje me ju janë 1,2 dhe 9 dhe ata mjaftueshëm të mirë janë 6 dhe 8.

Numri 6

Ju keni lindur për të shijuar gjërat, kështu që nuk duhet t’ju bëhet vonë shumë, për atë që thonë njerëzit. Ju jeni të prirur të keni sukses në arsim ose në menaxhimin e biznesit. Jeni shumë të talentuar dhe popullorë mes njerëzve të tjerë. Ju vetëm sillni gjëra të mira sepse mendja dhe trupi juaj janë bërë për dashuri. Të gjithë numrat e tjerë ju dëshirojnë. Nëse jeni burrë, ka gjasa të keni më shumë se një marrëdhënie para se të martoheni. Nëse jeni grua, ju ndoshta do të martoheni në një moshë të re.

Ju gjithmonë tentoni të krijoni një mjedis të dashur dhe paqësor në shtëpinë tuaj, pasi që jeni tipa plot dhembshuri, gjykim të mirë, rehati dhe drejtësi e përgjegjësi.

Personat më të mirë për një lidhje me ju janë 1,6 dhe 9 dhe ata mjaftueshëm të mirë janë 4 dhe 5.

Numri 7

Ju jeni një person shumë realist dhe i talentuar, por gjithashtu shumë i sigurt dhe i lumtur. Ju shkëlqeni në muzikë, art dhe vepra. Temperamenti i rrëmbyer mund t’ju shkaktojë shumë probleme. Ju jeni gati të hiqni dorë nga çdo gjë për prindërit tuaj. Ju e vlerësoni shumë familjen. Shumica e njerëzve që janë numër 7 kanë probleme në jetën e tyre martesore. Shumica janë të pakënaqur. Ata zakonisht ndjehen të shqetësuar dhe të paplotësuar gjatë gjithë kohës, dhe prandaj ndjehen sikur vuajnë. Pra, në vend që të vendosni për këdo që ju vjen para, përpiquni të kërkoni më gjatë për partnerin më të mirë për ju. Të gjithë ju jeni persona të dashur, të lumtur, miqësorë dhe artistikë, që keni lindur për të kontribuar shumë në këtë botë.

Personi më të mirë për një lidhje me ju është numri 2 dhe ata mjaftueshëm të mirë janë 1 dhe 4.

Numri 8

Personaliteti juaj është aq i fortë, sa që ka vetëm pak njerëz që mund t’ju kuptojnë. Ju ndoshta keni përjetuar probleme të tilla si varfëria ose humbja e një prindi në një moshë të re. Ju gjithashtu do të vuani më shumë se të tjerët gjatë gjithë jetës. Problemet tuaja në një moshë të re mund ta bëjnë të pamundur që të merrni arsimin e duhur, megjithatë ju do të mësoni se si të jeni praktikë në jetë. Ju do të luftoni për drejtësi. Ju jeni shumë të vetmuar, me vetëm disa miq të cilët i gjeni gjithmonë gati për t’ju ndihmuar. Ju jeni një person shumë i disiplinuar, i guximshëm, i fortë dhe këmbëngulës. Këto karakteristika do t’ju ndihmojnë të bëheni të suksesshëm.

Personat më të mirë për një lidhje me ju janë 1,4 dhe 8 dhe mjaftueshëm i mirë është 5.

Numri 9

Jeni të fortë si fizikisht dhe mendërisht, dhe shpesh vendosni objektiva të mëdha. Ju gjithmonë do të punoni shumë për të arritur qëllimin tuaj. Problemet familjare shpesh ju godasin gjatë jetës tuaj të hershme, kështu që kjo është arsyeja pse në moshë të madhe, do të bëheni më të fortë. Ju jeni të respektuar nga komuniteti. Si fëmijë keni qenë ndoshta shumë i keq dhe për këtë arsye prindërit tuaj mund t’ju kenë “zhdëpur” pak si shpesh.

Megjithatë, sapo të rriteni, bëheni një person shumë i qetë. Dashuria nuk është e lehtë për ju megjithatë sapo të martoheni ju do të keni një jetë të mirë familjare. Cilësitë tuaja më të mira janë që jeni të dhembshur, të mençur, të durueshëm dhe humanë. Ju gjithnjë doni të ndihmoni të gjithë pa paragjykime, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit ju konsiderojnë një shembull.

Personat më të mirë për një lidhje me ju janë 3,5,6 dhe 9 dhe mjaftueshëm i mirë është numri 2./LIving

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY