Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Vendimi i Presidentit për kthimin e ligjit të censurës i drejtë”, Ish-deputetja tregon angazhimin e PD me ligjet

13/01/2020
Vokshi: Kriminelë të pushtetit gjoba bizneseve për të votuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht diten e sotme lidhur me paketën anti-shpifje e cila u kthye ne Kuvend nga Ilir Meta.

Sipas ish-deputetes Albana Vokshi, vendimi  i Presidentit për të kthyer ligjet e censurës eshte i drejtë.

”Edi Ramës i duhet censura ndërsa po përgatit vjedhjen e rradhës, këtë herë përmes koncesioneve e tenderave mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit”,-shprehet ish-deputetja.

Vokshi thekson me kete rast dhe angazhimin e PD-së i cili është anullimi i 2 ligjeve, që i shërbejnë Ramës për të fshehur të vërtetën e aferave korruptive dhe lidhjeve me krimin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Kthimi i dy ligjeve të censurës së medias online nga Presidenti i Republikës, është një hap i duhur në mbrojtje të fjalës së lirë.

Ky është një vendim i drejtë, që, një kryeministër normal do ta shikonte si mundësi për t’i tërhequr ligjet antidemokratike. Por të gjithë e dimë mirë, se Edi Rama nuk ka për ta bërë këtë. Ai e ka sot jetike mbylljen e gojës së mediave, sidomos ato kritike online. Misioni i Edi Ramës është të censurojë të vërtetën e keqqeverisjes së tij dhe bashkëdrejtimin e vendit me një grusht oligarkësh dhe kriminelësh.

Edi Rama e ka sot jetike te fshehë të vërtetën e një krize të rëndë ekonomike, që ka përfshirë vendin, të vërteten për mijëra familje që janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, pa ilaçe e pa vakte të plota për fëmijët e tyre.

Sot, kur duhet të dalin para drejtësisë zyrtarë të kësaj qeverie përgjegjës për 24 jetët e humbura në Thumanë, Edi Rama e ka domosdoshmëri të fshehë të çdo gjurme të krimit shtetëror, duke censuruar median.

Edi Ramës i duhet censura ndërsa po përgatit vjedhjen e rradhës, këtë herë përmes koncesioneve e tenderave mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Në kohën kur njeri pas tjetrit po faktohen me të shkuar kriminale personat e emëruar prej Edi Ramës në krye të Bashkive, ai e ka domosdoshmëri censurën me ligj të mediave.

Sot kur drejtësia duhet të veprojë për të dënuar zyrtarët e përfshirë në blerje votash, lidhjet me krimin, që janë kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave, Edi Ramës i duhet një mekanizëm ndëshkimi për këdo që thotë të vërtetën.

Në kohën kur i duhet të përmbushë detyrimet e Bundestagut për hapjen e negociatave, duke nisur me reformën zgjedhore që i hap rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme, Ramës i duhet vetëm propaganda e tij dhe heshtja e çdo ujt që thotë të vërtetën për aferat korruptive apo lidhjet e qeverisë më krimin.

Për këto e shumë afera të tjera që rëndojnë mbi këtë qeveri, Edi Rama do të kërkojë ta miratojë me shpejtësi dhe pa asnjë ndryshim këtë ligj të kthyer nga Presidenti.

Asnjë ligj censure nuk do të arrijë të fshehë të vërtetat e korrupsionit, krimit, varfërisë dhe mjerimit që ka mbërthyer Shqipërinë.

Partia Demokratike i konsideron këto dy ligje si antikushtetues, që shkelin konventat ndërkombëtare, që censurojnë lirinë e fjalës dhe të drejtën e qytetarëve për informim.

Duke inkurajuar gazetarët të mos tremben nga censura qeveritare, Partia Demokratike angazhohet për të anulluar këto dy ligje në momentin e parë që ajo do të ketë besimin për të qeverisur vendin.

/DRONI.al/

Tags: paketa anti-shpifjePDreagimivokshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.