DËSHMIA/ Masakroi kunatën por në gjykatë thotë se ka investuar për të

DËSHMIA/ Masakroi kunatën por në gjykatë thotë se ka investuar për të

302
0
Shares

Ka dalë sot përpara Gjykatës Penale të Tiranës, Erdet Çapoku, i akuzuat për vrasjen me thikë dhe me sende të forta të kunatën së tij, Enkeledën.

Gjykatësi Llazer Sallaku  pranoi kërkesën e prokurorisë, duke dhënë masën e arrestit me burg pa afat për Çapokun.

“Unë nuk mbaj mend në lidhje me ngjarjen që kam kryer. Unë kam investuar për kunatën dhe mbesën por ato nuk më kanë mbështetur. Nuk jam në gjendje tërikujtoj hap pas hapi cfarë ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë Çapoku në seancë.

Sipas asaj që raporton gazetari i Fax News, Sokol Dema, Çapoku është braktisur dhe nga familjarët e tij, të cilët kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm në seancën e sotme.

Kujtojmë se Erdet Çapoku e ka pranuar vrasjen e kunatës së tij Enkeleda Çapoku, ndaj të cilës kohë më parë kishte pasur dhe një urdhër mbrojtjeje.

Dëshmia e Erdetit pas arrestimit:

“Ditën e djeshme unë kam lënë punën pasdreke, kam shkuar në banesën ku jetoj me qera janë ndërruar kam dalë tek “Ura Ngushtë” në anën e laprakës, piva kafae u ktheva në shtëpi kam marrë një bisht druri sqepari që e kisha në shtëpi e mbaja si masë mbrojtëse mora një thikë që e kisha në banesë dola shkova tek “Ura Ngushtë” tek lokali në anën e Paskuqanit, piva një birrë dhe një raki dhe shkoji ora 23:30 dhe jam nisur për tek banesa e kunatës time Enkeledës, kam shikuar rrotull nuk kishte njeri i kam rënë derës me sup dhe u futa brenda, pasi e dija që shuli nga brenda ishte i dobët dhe kam shkuar direkt tek krevati tek dhoma e gjumit.

Unë e dija që Xhevaire Fjolla flinte tek krevati tek dhe Enkeleda me vajzën te krevati dopio. Kam qëlluarme shkopin e drunjtë një herë në krahë Xhevahiren që të mos ngrihej pastaj kam goditur në fillim me shkop e drunjtë që  Enkeledën dhe kur ajo reagoi u ngrit mua mu errën sytë dhe kam nxjerr nga brezi thikën dhe e kam goditur pa e ditur se ku disa herë, por se sa nuk e kujtoj.

Pastaj kam dalë kam marrë biçikletën kam shkuar tek ‘Ura e Ngushtë” dhe kam dalë në Laprakë. Kam shkuar tek banesa e shtetasit Apostol Bitika që e kam djalë daje. Rreth mesnatës, Nuk i kam treguar se çfarë kisha bërë dhe jam ulur direkt në gjumë ku jam ngritur rreth orës 09:30 dhe në 12:30 erdhi policia te banesa e kushëririt dhe më morën.

Kaq kam për të deklaruar.” /Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY