5 pacientë të asfiksuar nga zjarri në spitalin e Durrësit, policia jep...

5 pacientë të asfiksuar nga zjarri në spitalin e Durrësit, policia jep detajet zyrtare

109
0
Shares

Policia e Durrësit ka reaguar për zjarrin e rënë gjatë natës së kaluar në Spitalin e Durrësit, ku u evakuuan të gjithë pacientët, pesë prej të cilëve u dërgua në Tiranë për mjekim. Pesë pacientë janë asfiksuar nga rënia e zjarrit në spitalin e Durrësit, sipas burimeve nga policia.

Zjarri ka rënë pas mesnatës, ora 00:25 e 11 janarit 2020 në repartin e ortopedisë në spitalin e  Durrësit. Më pas ka përfshirë kabinat elektrike të pavijonit.

Si pasojë e zjarrit janë asfiksuar 5 pacientë, të cilët janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe personeli kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pacientëve nga të katër katet e pavijonit duke i transferuar në një pavijon tjetër.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku i zjarrit ka ardhur si pasojë e përfshirjes nga zjarri të katër kabinave elektrike të katër kateve, ku zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe ka vazhduar deri në katin e katërt.”

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të përfshirjes së kabinave elektrike nga zjarri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY