Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Zhupa denoncon: Si Veliaj dha tender pa garë 3.4 milionë euro kompanisë së kryetarit të Bashkisë Mat

09/01/2020
VIDEO/PD: Bosi i bixhozit pastron paratë, 3 kullat në Tiranë me lejën e Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ina Zhupa, zedhenesja e Partisë Demokratike, ka denoncuar Erion Veliajn, per nje tjeter afere korruptive me tenderat, siç ajo e provon me ane te provave.

Sipas Zhupës, Veliaj i ka dhene tenderin 3.4 milion euro për sigurinë në shkolla kompanisë së kryetarit te emëruar rilindas të bashkisë Mat, Agron Malaj, jashtë kritereve ligjorë, edhe me tender fiktiv, pa garë, me ofertues të vetëm dhe në vlerën limit.

Duke iu referuar dokumentave, thuhet se me datë 24 dhjetor 2019 Bashkia Tiranë ka zhvilluar proçedurën e prokurimit publik per “Shërbime të integruara sigurie për godinat, në institucionet e arsimit parashkollor e shkollor dhe institucionet e tjera të Bashkisë Tiranë” në një vlerë fondi 414.844.706 Leke ( 3.4 Milion Euro).

Me tej, Zhupa verteton se fitues i këtij tenderi është shpallur bashkimi kompanive “Global Security” sh.p.k, “ELEKTROSEK” sh.p.k , “PORT CONSTRUCTION” shpk me perfaqesues kryesore në tender kompaninë “Global Security” sh.p.k në një tender pa garë, ku ofertuesit e tjerë nuk paraqiten ofertë ose nuk paraqiten dokumenta, duke u future me qëllim për ti hapur rrugën fituesit. Ndërkohe vlera është po ashtu në fondin limit, e fituar me 414.662.400 lek.

“Global Security”, sipas saj dhe dy kompanite e tjera shoqeruese që janë shpallur fitues në këte garë fiktive edhe pse nuk i plotesojnë kriteret.

“Në këte tender konstatohen shkelje në kundershtim me ligjin konkretisht ne “kriteret e vecanta të kualifikimit “ për “pjesën e kapaciteteve teknike të subjektit” që bie në kundërshtim me piken 3.3.4 te “Dokumentave Standard te Tenderit” dhe VKM nr. 914 date 29.12.2014 ku si kriter percaktohet që kompania duhet të disponojë license kategori 1.3.A jo më parë se viti 2019.

Referuar rregjistrit kombetar te licensave , rezulton që asnjë nga kompanite nuk permbushin kriteret e vendosura ne tender. Konkretisht komapnia “Global Security” shpk disponon license te kategorise 1.3.A te (vitit 2016), kompania “PORT CONSTRUCTION” shpk disponon license te kategorise 1.3.A te (vitit 2017) , ndersa kompania “ELEKTROSEK” shpk nuk disponon asnje license te kategorise 1.3.A. Rrjedhimisht asnjë nga kompanite nuk duhet te pranoheshin ne konkuronin dhe jo të shpallesh fitues të tenderit”,-shprehet Zhupa.

Po kush është kompania që Veliaj shkel ligjin dhe i jep tenderin pa gare, te paracaktuar? Kompania është e rilindasit tjeter, kryetar i emeruar bashkie në Mat, Agron Malaj.

Zhupa thotë se me 15 nëntor 2019 referuar kontratës shitjes së aksioneve, Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj ka transferuar të gjitha aksionet e kompanisë në pronesi te vet tek vellai i tij Fatos Malaj duke i hapur rrugë të paracaktohet si fitueses tenderash në institucionet publike. Global Security shpk, sot eshte ne pronësi të Fatos Malaj , vëllai i Kryetarit të Bashkisë Mat Agron Malaj.

/DRONI.al/

Tags: Denoncimiina zhupakompaniatenderiveliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.