Tentoi vrasjen e një polici në vitin 2016, më pas u arratis...

Tentoi vrasjen e një polici në vitin 2016, më pas u arratis në Belgjikë, si u kap vlonjati

78
0
Shares

Policia e Shtetit njoftoi sot se pas shkëmbimit të informacioneve me homologët belgë, u bë i mundur arrestimi i një 45-vjeçari nga Vlora, i kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tirana dhe Policisë belge bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Xhelita, 45 vjeç, banues në Vlorë.

“Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë P. Y.”, njofton policia.

NJOFTIMI 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë marrë informacione nga qytetarë me banim në Belgjikë, nisur edhe nga publikimi në media i personave në kërkim, për një person të kërkuar për vrasje mbetur në tentativë, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.

Shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tirana dhe Policisë belge bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Xhelita, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të bashkëpunimit, Policia belge, në koordinim Policinë Kufitare të Rinasit ka bërë deportimin e këtij shtetasi nga Belgjika në Shqipëri.

Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë P. Y.

Policia Kufitare e Rinasit ia ka dorëzuar shtetasin e lartpërmendur Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas.

Policia e Shtetit falënderon autoritetet policore belge për bashkëpunimin mjaft të mirë me Policinë e Shtetit dhe për reagimin profesional e në kohë për rastin konkret.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY