Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta thotë se nuk mund ta shkarkojnë, tregon arsyen

07/01/2020
Meta bën një ‘kthesë’, publikon mesazhin që i del në krah Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Shtetit Ilir Meta deklaroi në emisionin “Tempora” në RTV Ora se mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin e tij si President.

Sipas tij, socialistët tentuan të rrëmbejnë me stil Gjykatën Kushtetuese.

Ilir Meta: Presidenti shkarkohet kur janë 94 vota në parlament, ata kanë 82 vota, votat e PS-së dhe tre deputetët që nuk dorëzuan mandatet dhe bënë shumë mirë që nuk i dorëzuan. Ata e kanë tërësisht të kontestueshme nga ana ligjore dhe Kushtetuese. Çfarë krimi ka bërë Presidenti? Nuk bëhet fjalë për fatin tim politik, se unë jam në rregull për aq kohë sa kam respektuar interesat e shqiptarëve dhe interesin publik. Nuk i kam marrë kompetencën askujt. I kam kërkuar të më krijoni mundësinë që të zbatoj kompetencën time dhe hajde Kuvend të bashkëpunojmë, ata thonë jo duan ta rrëmbejnë sepse na duhet të kemi Gjykatën Kushtetuese dhe çdo gjë. Ky është rrëmbim i qartë e flagrant dhe pa stil fare.

Meta: Unë punoj me Kushtetutën e Shqipërisë që është në gjuhën shqipe.

Meço: Këtë thotë dhe kryeministri këtë thotë dhe mazhoranca.

Meta: Kryeministri thotë dëgjo se ne kemi folur me partnerët. Unë nuk kam folur me partnerë. Unë flas me Kushtetutën e Shqipërisë. Dhe këtë e kemi bërë me komisionin e Venecias. Ajo i ka bërë këto sygjerime që ajo të bëhet në mënyrë të balancuar. Tre presidenti, tre kuvendi, tre gjykata e lartë dhe këto do të përcaktohen sipas rradhës kushtetuese.

Meço: Keni kaluar kompetencën po pa shkelur Kushtetutën.

Meta: Ky është një spekulim sepse Venecia në draftin e parë foli se mund të ketë tejkalim të kompetencës. Kushtetuta ka vetëm shkelje. Venecia pasi mori përgjigjet tona, u bëri të qartë që pavarësisht se çfarë  pretendimesh keni ju për presidentin që kjo është një gjë kot që nuk duhet të vazhdoni ne këtë procedurë. I vetmi institucion që nuk është nën kontrollin e mazhorancës është ai i presidentit dhe e vetmja shpresë që mund të ketë sistemi i drejtësisë dhe çdo qytetarë që është Gjykata Kushtetuese të kapet në mënyrë më flagrante.

Për çfarë do të më shkarkojë mua gjykata Kushtetuese? Kam bërë gjë akt tradhëtie ndaj Shqipërisë unë? Për çfarë? Presidenti shkarkohet kur janë  94 vota në parlament dhe ata kanë 82 vota dhe ato 30 deputetët që nuk dorëzuan mandatet. Ata çdo gjë tjetër e kanë të kontestueshme nga ana kushtetuese dhe ligjore. Presidenti shkarkohet për shkelje të rënda që do të ketë vënë në diskutim kufijtë e shqipërisë. Këtu nuk bëhet fjalë për fatin tim politik. Më hiqni pengesën kushtetuese.

Tags: Ilir meta shkarlim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026
Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

Berisha në Kuvendin e PD: Nuk do t’ju drejtoja kurrë po të mos besoja te fitorja

30/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

30/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

30/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.