Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë, gjendet një automjet i djegur

Ekzekutimi i biznesmenit në Tropojë, gjendet një automjet i djegur

182
0
Shares

Eshtë gjetur një automjet i djegur në Golaj të Hasit dhe dyshohet se është e autorëve të vrasjes së Guxim Gjyriqit në mesnatë në Bajram Curr.

Autorët që pritën Guxim Gjyriqin, e qëlluan me breshëri automatiku dhe më pas u larguan menjëherë nga vendngjarja mund të kenë zgjedhur të djegin automjetin e tyre për të humbur gjurmët.

Policia ndërkohë po bën krehjen e gjithë zonës për të zbuluar, identifikuar dhe kapur autorët por ndërkohë nga automjeti mund të gjendet ndonjë provë.

47-vjeçari Guxim Gjyriqi e kishte djalë teze Fatmir Haklajn, personazh të cilën e lidhen me vrasjen e Azem Hajdarit dy dekada më parë. Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen “Partizani”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY