Invalidët janë kategoria e cila ne kete fundvit, ndjehet me e perjashtuara dhe e lëna në harresë, pasi qeveria nuk ua ka dhënë pensionin këtë muaj. Përveç varfërisë, invalidët duhet të vuajnë edhe mungesën e ilaçeve.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar kreun e qeverisë për luksin në të cilin “zhgërryhet” në një kohë kur mijëra njerëz kanë mbetur pa ilaçe dhe pa bukë.
Berisha shkruan dhe përcjell komentet e ardhura nga populli ku nder to ne njeren thuhet:“Nuk u jep pensionet dhe ndihmën ekonomike! Ata mbeten pa ilaçe dhe kafshatën e gojës! Kreu i mafies së drogës, Edvin Mafia, për vete zhgërryhet në luksin e vilës 57 m të gjatë të ndërtuar kur kishte të deklaruara vetëm 2900 euro dhe 200000 lekë në ILDKP.
Lexoni denoncimet e invalidëve dixhitalë.
Sot “lali Eri” nuk na i dha lekët neve invalidët që marrim ndihmen ekonomike 33 mijë lekë. Ky është një skandal i madh. Mos e gëzoftë Vitin e Ri.
Përshëndetje doktor Berisha.
Si ka mundësi në bashkinë e Mirditës, që pensioni i invaliditetit nuk merret akoma! Të lutem, a di ndonjë arsye?
Z. Berisha.
Jemi mbi 500 invalidë që nuk kemi marrë KEMP-et ke otp bank. Nuk dimë ku të ankohemi, jemi të sëmurë me ilaçe dhe pa Vit të Ri si gjithë të tjerët. Na kanë braktisur, ministrja e Shëndetësisë nuk e rrun fare për ne. Respekte.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/