DETAJE/Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, cila ishte skema e tyre e vjedhjeve

DETAJE/Shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë, cila ishte skema e tyre e vjedhjeve

118
0
Shares

Policia spanjolle ka goditur një bandë shqiptare, e cila kryente vjedhje duke terrorizuar qytetarët në disa zona të Spanjës.

Sipas raportimeve të mediave vendase, ky aksion policor i kryer gjatë ditës së djeshme çoi në pranga katër shqiptarë të moshave nga 32-34 vjeç, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim policor.

Arrestimet erdhën pas një hetimi të vazhdueshëm, ku në mesin e të ndaluarve janë edhe 4 shqiptarë të moshave, që dyshohet se kanë kryer 27 plaçkitje shtëpish.

Hetimi në fjalë nisi muajin e shkuar, ku në lagjet Baix Llobregat Osona dhe Valles Oçidetal u raportuan disa vjedhje.

Mësohet se bëhet fjalë për një grup kriminal të përbërë prej 6 vetash që ndiqnin përgjithësisht një skemë fikse plaçkitjeje. Ata e parkonin makinën në një vend të errët, 3 prej tyre dilnin të veshur me rroba të zeza, kryenin vjedhjen dhe më pas ktheheshin në një banesë në lagjen Calaf Perafita të Barcelonës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY