Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje. Aty ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e tmerrshme. Zyra për Informim e PK-së, ka konfirmuar se të premten rreth orës 23:25 në fshatin Draboil të Malishevës është raportuar për një pjesëmarrje në rrahje e cila ka rezultuar me vrasje.
“Janë dy grupe dhe janë perfshire 8 persona, të ndarë në dy grupe me nga 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur, i datelindjes 2000. Është përdorur thika dy herë. Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistuar personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen”, ka thene ai, raporton “Gazeta Ekspress”.
Sipas tij, sherri ka ndodhur per shkaqe banale. “Jo me pe, jo ti, e keshtu”, ka thene ai.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/