DETAJE/KED përplas sërish dy ish-shokët e klasës, Olsian Çelën me Arta Markun

DETAJE/KED përplas sërish dy ish-shokët e klasës, Olsian Çelën me Arta Markun

161
0
Shares

Pasi ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku humbi gjatë garës për të marrë drejtimin e organit qendror të akuzës jo vetëm në KLP, por edhe në parlament ku edhe mori vetëm 11 vota, duket se 43-vjeçarja do të përballet sërisht me ish-shokun e klasës, Olsjan Çelën.

Për shkak se KED ka mandat një vjeçar të cilin e merr në datën 1 janar dhe e dorëzon ditën e fundit të muajit dhjetor të të njëjtit vit, diskutimet do të fokusohen pikërisht tek emri i Arta Marku, e zgjedhur gjatë shortit të hedhur në presidencë si prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sikurse thonë burime të sigurta të gazetës “Si”, përballja dhe përplasja mes dy magjistratëve duhet të ndodhë për shkak të ligjit për funksionimin e KED.

Konkretisht ligji kërkon që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të ketë nëntë anëtarë, që përfaqësojnë të gjitha shkallët e prokurorisë dhe të gjykatës. Dy gjyqtarë, shpjegon një jurist kushtetues, duhet të jenë nga Gjykata Kushtetuese dhe sipas shortit të datës pesë dhjetor për të përfaqësuar Gjykatën Kushtetuese u zgjodhën Vitore Tusha dhe Fjona Papajorgji. Gjykatën e Lartë e përfaqëson edhe për këtë vit gjyqtari Ardian Dvorani që mes polemikave si gjyqtar i vetëm në gjykatën supreme mban për shkak të pozicionit edhe funksionin e drejtuesit të KED.

43-vjeçarja do të përfaqësojë akuzën e apelit së bashku me një rivale tjetër gjithashtu shoqe klase, Fatjona Memçaj, e cila pretendoi gjithashtu postin e Prokurores së Përgjithshme, por që fitoi vetëm tetë vota në parlament.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY