Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk ndryshohen taksat fshehurazi”, Gazetari ngre dyshimet: Këshilli Bashkiak i Tiranës si Këshill Kukudhësh

28/12/2019
Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari i njohur i ekonomisë Klodian Tomorri ka reaguar së fundmi duke bërë nje bilanc te asaj qe pritet të ndodhë me qytetarët e Tiranës.

Sipas tij, do te kemi rritje të taksave per te cilat qytetaret ende nuk janë përgatitur. Tomorri akuzon Bashkinë se po bën çdo gjë në fshehtësi duke mos u konsultuar as me banorët dhe as me ekspertët.

“Tarifa e pastrimit për familjet e kryeqytetit do të rritet me 750 lekë vitin e ardhshëm. Nga 5 mijë lekë në vit që paguhet tani shkon 5750 lekë në vit.

Për bizneset e vogla me xhiro deri në 2 milionë lekë tarifa barazohet me familjarët. Deri më tani këta kanë paguar 3500 lekë në vit. Megjithatë në rastin e biznesit ka kompensim sepse ulet taksa e arsimit.

Dmth barra finale nuk rritet.Tani problemi nuk është se pse rritet tarifa e pastrimit.E para është një rritje e papërfillshme 750 lekë në vit.

E dyta, është një tarifë që nuk është ndryshuar prej 20 vitesh dhe ka sens të indeksohet sepse normalisht mund të ketë rritje të kostove.

Ndërsa në rastin e biznesit të vogël nuk ishte normale që të paguhej më pak se familjet.Problemi është se pse rriten fshehurazi.

Paketa e re fiskale u votua pardje. U transmetua live nga te gjitha mediat e vendit mbledhja e Këshillit Bashkiak. E pa ndonjëri lajmin se sa u rrit tarifa e pastrimit?

E mori vesh njeri cila tarife apo takse ndryshoi? Asnjë media nuk e kishte. Dhe nuk është faji i mediave.

Unë që kam akses të privilegjuar në informacion për shkak të profesionit dhe njohjeve me është dashur gjysmë dite ta marr vesh ca u rrit dhe ca jo. Ex post, pasi ishte votuar vendimi.

Kjo nuk është normale fare. Nuk ndryshohen taksat fshehurazi se është çmenduri. Këshilli Bashkiak nuk është Këshill Kukudhësh që merr vendime fshehurazi.

Taksat propozohen, konsultohen, diskutohen dhe ne fund votohen.Politika fiskale duhet të jetë transparente.E para tregon përgjegjshmëri ndaj qytetareve.E dyta, e bën më të pranueshëm vendimin në publik.E treta, duket shëmtuar kur ndryshon taksa fshehurazi”,-shkruan gazetari.

/DRONI.al/

Tags: gaztetariklodian tomorriTaksatveliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.