Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj, lirohet nga burgu drejtori i Kovalishencës, Doda i...

Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj, lirohet nga burgu drejtori i Kovalishencës, Doda i afërm i Taulant Ballës

93
0
Shares

Gjykata e shkallës së parë në Durrës liron nga burgu drejtorin e Kovalishencës, Ahmet Doda. Doda kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Në seancën e zhvilluar pak minuta më parë në gjykatë ishte i njëjti gjykatës, Paulin Cera, i cili zëvendësoi pranoi kërkesën e tij, duke bërë zëvendësimin e masës së sigurisë.

Sipas Syri.net, Doda eshte djali i dajës së Taulant Ballës, ndersa arsyeja lidhet me shendetin e tij. Sipas burimeve, Doda ka patur probleme shendetesore brenda ne burg.

Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, u arrestua pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ku në këtë shtëpi humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj, teksa një pjesë e saj u shemb dhe e zuri brenda.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY