Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/“Këta janë të pashpirt”, Basha në fshatrat e braktisur të Bubqit: Morën kryehajdutin e bënë ministër të rindërtimit

27/12/2019
FOTO/”Po përkeqësohet”, Basha tregon situatën e rënduar në disa zona: Qeveria ka dështuar, t’iu jepte paratë në dorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike, një muaj pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, denoncon se shteti është inekzistent për mijëra familje me shtëpi të dëmtuara rëndë nga tërmeti.

Në fshatin Tarin, një nga më të goditurit në zonën e Bubqit, banorët i thanë Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se të vetmit që u kanë ardhur në ndihmë janë vullnetarët, ndërsa vlerësimi i banesave të shkatërruara akoma nuk është bërë.

“Kemi patur nevojë për njerëz. Le të mos sillte shteti asgjë, vetëm të na shikonte. Kanë ardhur vetëm vullnetarët nga Bubqi dhe Teatri”, – thotë i revoltuar një kryefamiljar, shtëpia e të cilit sihte dëmtuar që në 21 shtator dhe prej 3 muajsh jeton në çadër, bashkë me 6 persona të tjerë të familjes. “Ne kërkojmë vlerësimin e shtëpisë”- thotë një kryefamiljar tjetër, i cili ngre shqetësimin e shumë banorëve në zonat e tërmetit për trajtim të pabarabartë. “Çdo gjë deri tani është selektive. Nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet me ne”, – i tha ai kreut të opozitës, që e cilësoi këtë një krim të dyfishtë.

“Dështimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve është tërmet i korrupsionit dhe i babëzisë. Është korrupsion. Mos t’u vish në ndihmë njerëzve është krim dhe korrupsion, kurse ndarja e njerëzve në të nënës e të njerkës është krimi më i shëmtuar. Tregon që këta kanë marrë fund, vetëm qeveri nuk janë më. As bandë nuk janë më. Këta janë të pashpirt”, – theksoi zoti Basha, duke treguar rrugën e zgjidhjes nga një qeveri e përgjegjshme.

“Po ta kishin marrë këtë punë seriozisht, dy gjëra do t’i kishin bërë. E para, çadrat në fillim janë të pashmangshme. Pas kësaj, merrnin masa për strehim të përkohshëm me kontenierë dhe pastaj paratë në dorë, në bazë të dëmit, që ju t’i ndërtoni vetë, sepse, përndryshe, nuk i dilet kësaj pune. Kam një muaj që i them hiqu lekët oligarkëve. Mjaftojnë ato për të zgjidhur problemin në të gjithë zonën rurale dhe pjesën më të madhe të zonës urbane të goditur nga tërmeti. Sillet e përdridhet me justifikime. Vetëm llafe, vetëm mashtrime, vetëm gënjeshtra për të fshehur dështimin.“– tha zoti Basha, i cili shprehu bindjen se e vetmja zgjidhje që zgjidh problemin, është largimi i kësaj qeverie.

“Pa e zgjidhur këtë problem, nuk ka për t’u zgjidhur as halli juaj, as halli i gjithë shqiptarëve, që është ekonomia dhe varfëria. Një qeveri që është damkosur si qeveri hajdutësh dhe merr kryehajdutin, e bën ministër të rindërtimit, do të thotë që do të vjedhësmbi rrënojat e tërmetit!”- theksoi kreu i opozitës.

/DRONI.al/

Tags: banesatLulzim BashaPDreagimitermeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.