Jorida Tabaku, ish-deputete e PD, teksa ka vijuar me takimet me biznesin ne kryeqytet, ka theksuar sot se ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfëria dhe zhdukja e sipërmarrjes.
“Vizita pranë bizneseve të Rrugës së Kavajës ishte sot një tjetër dëshmi e gjendjes së mjeruar të sipërmarrjes në vend,”– shkruan Tabaku në Facebook.
“Në çdo biznes që u futëm për të biseduar, dëgjuam pesimizmin e tregtarëve. Konsumi ka rënë, taksat dhe tarifat kanë shteruar burimin e të ardhurave, tatimorët qarkullojnë biznes më biznes për t’u marrë edhe çfarë u ka mbetur.
Nëse kjo është situata në arteriet kyç të Tiranës ajo çfarë ndodh në periferinë e varfëruar dhe të harruar është edhe më errët. Shqipëria po shndërrohet ngadalë në moçal sa i takon bizneseve.
Ulja e taksave do të shpëtojë vendin nga rënia e konsumit, varfërimi dhe zhdukja e sipërmarrjes. Beteja për fiskalizimin është gjoba e fundit me kosto 1000 euro në kurriz të sipërmarrjes për interes të klientelës. Njësoj si PPP-të që po u marrin dhe gramin e fundit të të ardhurave shqiptarëve,”-përfundon postimin Tabaku.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/