Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Banorët dhe bizneset e Tiranës do paguajnë më shumë taksë prone në 2020, trefishim për familjet

23/12/2019
ALARM/ 60% e vdekjeve në Shqipëri vijnë prej këtyre sëmundjeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Familjarët e Tiranës pritet të paguajnë në total 6.2 milionë euro si taksa për pronën në vitin 2020, sipas parashikimeve në projektbuxhetin e kryeqytetit në vitin 2020. Në raport me pritshmërinë e këtij viti, kjo shumë që do të paguhet është 3.1 herë më e lartë.

Në total, përfshirë dhe taksën e pronës që paguhet nga bizneset, Bashkia e Tiranës pritet të arkëtojë në 2020-n rreth 22 milionë euro si taksë mbi pasuritë e paluajtshme, me rritje 42% në raport me pritshmërinë e 2019-s. Në vlerë absolute, bizneset dhe familjet pritet që të paguajnë 6.4 milionë euro më shumë si taksë për pronën.

Kjo rritje vjen si rrjedhojë e ndryshimit të formulës së re mbi bazën e të cilës pritet taksa e pronës, që nuk do të jetë fikse por mbi vlerën (0.05% të vlerës së pronës për banesat e pas ’90).

Kjo formulë e re ka hyrë në fuqi që në prill 2018, por zbatimi i saj është shtyrë për shkak të vështirësive në krijimin e sistemit të të dhënave për regjistrin e pasurive. Ujësjellësi i Tiranës po u kërkon qytetarëve që të bëjnë vetëdeklarimin lidhur me banesën e tyre.   Në momentin që qytetari shkon në sportelet e UKT, njoftohet edhe për taksën që duhet të paguajë sipas formulës së re të taksimit.

Në relacionin e bashkisë, thuhet se “Për sa i përket kategorisë së ndërtesave që shfrytëzohen për banim, për shkak të mangësivethelbësore në databazën e Kadastrës Fiskale, që e bënin të pamundur implementimin e taksës mbi bazë të vlerës, Bashkia e Tiranës ka angazhuar agjentin tatimor për të krijuar bazën e të dhënave, në përputhje me rradhën e prioriteteve të përcaktuara në Vendimin nr.132, datë 07.03.2018 “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”. Agjenti Tatimor, i cili ka krijuar një strukturë të posaçme për përmbushjen e këtij detyrimi, ka marrë masat për plotësimin e bazës së të dhënave për faturimin, bazuar fillimisht në vetdeklarimet e qytetarëve pranë zyrave të agjentit tatimor, duke lënë edhe nje afat brenda të cilit do të bëheshin këto deklarime. Për familjet që nuk kanë vetdeklaruar brenda afatit të vendosur, faturimi do të bazohet në piken 2.1, të nenit nr.2 të Vendimin nr.132, datë 07.03.2018, në sipërfaqjen e prezumuar, deri në momentin e deklarimit të të dhënave të sakta të pasurisë”.

Sipas Bashkisë, në bazë të afateve të vendosura, aplikimi i taksës sipas sistemit mbi bazë vlere, do të fillojë në dhjetor 2019 , kur do te faturohet detyrimi për muajin nëntor 2019. Në fakt, familjeve dhe bizneseve u ka shkuar tashmë në faturën e ujit taksa e rritur e pronës.

Edhe në vitet në vijim, subjektet tregtare dhe familjet pritet të paguajnë rreth 22 milionë euro në vit si taksë pronë./Monitor

Tags: pagesaPronataksatirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.