MOTI/ Do të bien reshjet ndërsa temperaturat do shkojnë minus

MOTI/ Do të bien reshjet ndërsa temperaturat do shkojnë minus

113
0
Shares

Kete pasdite pritet te kete pakësim të dukshëm të reshjeve në zonat perëndimore, ndërsa ato do të mbeten intensive në zonat lindore.

Ndersa te hënen, deri në mbrëmje do të vijojnë reshjet me të pakta, por me erë të fortë, ndërsa dita e martë dhe e gjithë java tjetër sjelle mot të kthjellët, por të ftohtë.

Gjirokaster, ura e Viroit

Perroi i Zaranikes ne Elbasan

Parashikohet që temperaturat e natës dhe mëngjeseve të javës qe vjen, të zbresin deri -5°C, ndërsa në zonat perëndimore, termometri gjatë mesditës nuk do të shënojë më lart se 13°C, megjithëse do te ketë kthjellime.

Për sa i përket probleme në trafikun detar, era mbetet e fortë. Gjate së hënës, në det të hapur era do të arrijë shpejtësi deri 90 km/h ndërsa dallgëzimi mbetet i lartë, deri 6-7 ballë.

Parashikimi nga IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e, diel, dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23), priten reshje intensive në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit. Ndërsa në katër qarqe priten reshje mesatare por lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u ulur ditën e nesërme.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
————————————————————–
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë fundit të ditës së sotme (e diel, dt.22) priten reshje intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Ditën e nesërme (e hënë, dt.23) prurjet do të vazhdojnë të jenë të larta por me tendencë ulje pas mesditës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C
në vendet e ulëta: 10 / 13 °C
në vendet malore: 3 / 8 °C

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri shumë e fortë.

Për më shumë:
http://www.geo.edu.al/…/1577009285-RREZIQET_NATYRORE_2019.1…

Fotografia e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
Fotografia e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit
Fotografia e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY