Çifti francez fshihej në Shqipëri, policia jep detajet e arrestimit, pse ishin...

Çifti francez fshihej në Shqipëri, policia jep detajet e arrestimit, pse ishin në kërkim

108
0
Shares

Dy francezë janë vënë në prangat e policisë shqiptare mëngjesin e sotëm. Sipas forcave blu ata janë ndaluar me qëllim ekstradimin drejt Francës.

Operacioni “Start” është kryer nga Njësia Speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim dhe në koordinim nga Interpol Tirana.

“Si rezultat i operacionit u bë e mundur që në Tiranë, të kapej dhe të arrestohej shtetasja franceze C. F., 26 vjeçe, si dhe në Durrës të kapej e arrestohej shtetasi francez A. Gh., 33 vjeç, të cilët ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.  

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i çeqeve” dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez.”Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Francës”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY