Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPLIKA/Hajdari ultimatum Ramës të tërheqë ligjin, kryeministri: Unë nuk tregoj përralla si ti, s’ja ke haberin fare

18/12/2019
Mustafaj: “Rama mund të bëjë gjithçka që siglen e PD ta marrë Hajdari”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputetja Rudina Hajdari ka shkembyer replika te forta me kryeministrin Edi Rama per paketen anti-shpifje, pasi ky i fundit e permendi gjate fjales se tij.

Hajdari i kërkoi kryeministrit që të mos merret me të dhe të mos tregojë hallet apo peshat që i kanë rënë familjarëve të tij, por të tërhiqet nga paketa antishpifje. Sipas Hajdarit, kjo paketë do të erdoganizojë vendin sepse do të shkelen të drejtat e njeriut.

“Ju kërkoni sot të keni më shumë të drejta që mund të ketë Artur Zheji, Çim Peka, apo kë përmendët ju. Gjithsecili prej tyre ka të drejtat njerëzore. Jemi këtu për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë. Zoti kryeministër jeni akoma në kohë të tërhiqeni nga kjo paketë, ta rishikoni. Zoti kryeministër thotë se ju nuk dini të lexoni, as BE nuk di të lexojë, vetëm ju lexoni, ne të tjerët nuk dimë fare.

Ju lutem tani. Ju e dini fare që AMA dhe AKEP nuk duhet t’i kenë këto kompetenca. Ju po cenoni të drejtat e individëve. Nuk jemi këtu të dëgjojmë se çfarë i bie mbi peshë familjes së tij. Atij sikur i intereson shumë familja ime apo jeta ime. Ju lutem tani, nuk kam nevojë fare të qani hallet e mija ashtu siç unë nuk dua të qaj hallet tuaja”, tha Rudina Hajdari.

Sipas saj, nëse kjo paketë do të kalojë sot, atëherë Shqipëria do t’i kthejë kurrizin Bashkimit Evropian.

Ndërkohë kryeministri e ka vijuar perplasjen, duke iu pergjigjur ashper deputetes, per te cilen tha se nuk ia ka haberin ketij ligji.

”Mos më trego mua as OSBE as parlamentin evropian se unë këtu flas me përgjegjësi s’tregoj përralla sic tregon ti, ligji është i dakortësuar 100% me OSBE, i përputhur 100% me standartet ndërkombëtare. Hajde na thuaj si ta bëjmë, hajde dil këtu e na thuaj hiqni këtë e vini këtë, ka 1 vit që ne merremi me kët, kemi bërë shumë konsultime ik e eja, hajde na e thuaj, ke dalë me një ide të re ? Apo gjithmonë ajo pllaka e gramafonit putinizmi, brockulla”,-u shpreh Rama.

/DRONI.al/

Tags: DebathajdariLigjiperplasjeRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.