8 muaj pas vdekjes së 25-vjeçares shpallet në kërkim gjinekologu, mjeku u...

8 muaj pas vdekjes së 25-vjeçares shpallet në kërkim gjinekologu, mjeku u arratis në SHBA

167
0
Shares

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e mjekut gjinekolog, Ardian Kadaifçiu, lidhur me vdekjen e 25- vjeçares Rexhina Debrova pak pas lindjes së vajzës së saj.

Caktimi i masës “Arrest me burg” është kërkuar 8 muaj pas ngjarjes së rëndë, ndërsa akuza që rëndon ndaj mjekut është “Neglizhencë në trajtim mjekësor”. Ndërkohë, mjeku Kadaifçiu është larguar në SHBA bashkë me familjen e tij.

Ardian Kadaifçiu ishte mjeku gjinekolog, i cili asistoi në lindjen e Rexhina Debrovës, në muajin prill të këtij viti. Prokurori i çështjes i ka kërkuar Gjykatës së Elbasanit caktimin e masës së “Arrestit në burg” në mungesë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar që mjeku ka bërë neglizhencë gjatë trajtimit mjekësor ndaj 25-vjeçares. Sakaq, mësohet se mjeku u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak kohë pas ngjarjes së rëndë.

Të afërmit e vajzës kanë deklaruar që nga momenti i ngjarjes se shteti duhet të funksionojë deri në fund dhe autorët që çuan në vdekjen e Rexhinës, e cila la pas një vajzë të porsalindur, duhet të shkojnë në qeli.

Tashmë Policia e ka shpallur në kërkim mjekun gjinekolog, ndërsa ende nuk dihet nëse ky i fundit do t’i vetëdorëzohet drejtësisë shqiptare apo do të arrestohet në SHBA.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY