Paketa anti-shpifje/Eurodeputeti paralajmëron: Rrezikohet hapja e negociatave, zbatoni rekomandimet

Paketa anti-shpifje/Eurodeputeti paralajmëron: Rrezikohet hapja e negociatave, zbatoni rekomandimet

81
0
Shares

Eurodeputeti David Lega ka dalë sërish kundër paketës antishpifje që qeveria kërkon të miratojë ditën e sotme në Parlament.

Përmes dy postimeve të njëpasnjëshme në “Twitter”, Lega ka deklaruar se nëse ky projektligj kalon, atëherë hapja e negociatave për Shqipërinë do të rrezikohet.

“Nëse administrata Rama miraton projektligjin e medias në seancën plenare në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, tha David Lega.

Në një postim tjetër, ai u shpreh se që të hapen negociatat, Shqipëria duhet të plotësojë kriterin e Danimarkës.

“Parlamenti Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të plotësojë kriterin e Kopenhagen, që është standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat”, ka deklaruar David Lega.

Lega eshte raporter i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi parlamentar PPE. Ai është suedez i Partisë Kristiandemokrate.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY